⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.45 ▲1.42%
ARI 3,998 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,022 ▼ -2.52% ETH $2,227 ▼ -3.87% XRP $1.2538 ▼ -2.9% SOL $97.2600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n, të njohur si “NATO 3.0”, e cila kërkon më shumë përgjegjësi dhe aftësi mbrojtëse.

Ai theksoi se vendi po përgatitet për investime strategjike dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, duke i konsideruar shpenzimet ushtarake si një investim për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin.

Sipas tij, ndërtimi i kapaciteteve të reja mbrojtëse do të bëhet në kuadër të sistemit kolektiv të Aleancës, e cila do të përcaktojë edhe kohën e organizimit si dëshmi besimi ndaj Shqipërisë.

Ministri tha se Ballkani Perëndimor mbetet kyç për sigurinë europiane, ndërsa njoftoi se kontratat janë nënshkruar dhe brenda këtij viti pritet mbërritja zyrtare e avionëve, të cilët do të ndihmojnë edhe në përballimin e emergjencave si zjarret.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë europiane. Shpenzimet për mbrojtjen janë investim për sigurinë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria po ndërton kapacitetet e saj si pjesë e një sistemi kolektiv të mbrojtjes së NATO-s. Prioriteti më i madh i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë dhe mbetet modernizimi i Forcave të Armatosura.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.