☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.95 ▼0.81%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,884 ▼ -1.44% ETH $2,308 ▼ -2.1% XRP $1.2893 ▼ -2.91% SOL $99.8000 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.95 ▼0.81 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.95 ▼0.81 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria mbyll tre grupkapitujt e parë me BE-në, zëvendësministri i Brendshëm: Superlajm për të gjithë shqiptarët!

 Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbyllin tre grupkapitujt e parë në negociatat për integrimin, në Konferencën e Nëntë Ndërqeveritare, sot në Bruksel.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, thotë se ky është një çast vendimtar për Shqipërinë, e cila ka plotësuar reformat dhe ecën e sigurt drejt anëtarësimit.

Ndërsa zgjerimi i Unionit është në një moment të favorshëm dhe në këtë “Super të Martë” Brukseli mban tryeza ndërqeveritare me katër vende aspirante, Kos thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që e kanë radhën për t’u anëtarësuar.

Këtë zhvillim e komentoi dhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, i cili e cilësoi mbylljen e tre grupkapitujve si një lajm shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

I ftuar në “News Line”, Qefalia se kjo ecuri është e bazuar te reformat dhe puna konkrete që ka realizuar qeveria shqiptare dhe institucionet e vendit, të cilat janë angazhuar thellësisht për përmbushjen e detyrave të caktuara nga BE.

“Ky është një superlajm, për të cilin duhet të gëzohen të gjithë shqiptarët. Do të mbyllen tre kapituj. Ky është një tregues se Shqipëria po dëshmon se është realisht e gatshme për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Në vitin 2025 u hapën të gjithë grupkapitujt dhe ja ku jemi sot për të konkretizuar hapjen e kapitujve, me shpresën që brenda vitit 2027 të mbyllen të gjithë grupkapitujt, ashtu siç është premtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kryeson delegacionin shqiptar në Bruksel. Ky është një lajm i gëzueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Qefalia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.