🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 80.36 ▲1.29%
ARI 4,030 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,646 ▲ +3.19% ETH $1,874 ▲ +4.96% XRP $1.1074 ▲ +3.52% SOL $77.3900 ▲ +2.82%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.36 ▲1.29 % ARI 4,030 ▼0.97 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 80.36 ▲1.29 % ARI 4,030 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Shqipëria mbyll tre kapituj me BE, Ambasada gjermane: Dëshmon gatishmëri për integrimin. I njëjti progres të vijojë edhe me “Themeloret””

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka përshëndetur zhvillimin e Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian dhe mbylljen e 3 kapitujve për arsimin, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ambasada thekson se mbyllja e këtyre kapitujve dëshmon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u integruar në fusha kyçe të politikave të BE-së.

“Mirëpresim Konferencën e nëntë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe mbylljen e përkohshme të Kapitujve 25, 26 dhe 30 – kapitujt e parë që u mbyllën në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t’u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së, për të thelluar bashkëpunimin në kërkim shkencor dhe inovacion, për të promovuar marrëdhënie më të ngushta arsimore dhe kulturore dhe për të kontribuar në forcimin e sigurisë ekonomike të BE-së”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada gjermane shpreh besimin se Shqipëria do të vijojë me të njëjtën vendosmëri zbatimin e reformave dhe do të arrijë rezultate konkrete e të qëndrueshme, edhe në kapitujt e “Themeloreve”, që mbeten një element kyç i procesit të anëtarësimit.

Gjermania rikonfirmon mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke theksuar se përparimi në procesin e pranimit do të vazhdojë të bazohet në meritat e vendit dhe përmbushjen e kritereve të dakordësuara me Bashkimin Evropian.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme – edhe në fushën e Themeloreve. Konfirmojmë mbështetjen tonë në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe presim përparim të mëtejshëm në procesin e pranimit, bazuar në arritjet e veta dhe përmbushjen e kritereve të dakordësuara”, shkruan ambasada.

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre kapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, e zhvilluar në Bruksel më 14 korrik.

Kryeministri Edi Rama theksoi se mbyllja e tre kapitujve dëshmon hyrjen në një “epokë të re” të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku përparimi i vendit po shoqërohet me rezultate konkrete në tryezën e negociatave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.