Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen
Shqipëria do të jetë mikpritëse e samitit të ardhshëm të NATO-s, një zhvillim që vlerësohet si një tregues i besimit të aleancës ndaj vendit.
Eksperti i integrimit, Gerti Xhaxhiu, deklaroi se Tirana ka kapacitetet për të organizuar një ngjarje të këtij niveli, e cila do të mbledhë drejtues të lartë ushtarakë, përfaqësues të inteligjencës dhe personalitete nga selia e NATO-s në Bruksel.
Sipas tij, data e samitit do të përcaktohet në koordinim mes autoriteteve shqiptare dhe aleatëve, ndërsa pritet të bëhet publike gjatë vitit të ardhshëm. Xhaxhiu theksoi se masat e sigurisë do të jenë maksimale dhe se organizimi i samitit përbën një sinjal të fortë mbështetjeje dhe besimi për Shqipërinë.
“Tirana është e aftë që të presë evente të tilla. Një samiti i NATO-s sjell gjeneralë, emrat e të cilëve janë të përzgjedhur. Në Tiranë do të mbërrijë anëtarë të inteligjencës. Do të duhen që kabinetet, në komunikim me Uashingtonin dhe me vendin pritës, që është Shqipëria do të caktojnë një datë, e cila do të bëhet e ditur vitin e ardhshëm dhe me shumë ngjasë do të jetë nga fundi i pranverës. Siguria do të jetë maksimale. Do të zbarkojë një numër shumë të madh personalitetesh. Mediat në Bruksel raportojnë se bisedimet kanë nisur në raport me datën, apo identifikimin e një periudhe. Kjo është një dritë jeshile për një mbështetje dhe uniteti për vendet anëtare të NATO-s. Është diçka shumë pozitive për Tiranën dhe shoqërinë tonë, për një vend të sigurt”, tha Xhaxhiu.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.