☁️
Tiranë 34°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.29 ▼3.11%
ARI 4,348 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.63% ETH $2,497 ▲ +2.61% XRP $1.3611 ▼ -0.37% SOL $101.0300 ▲ +1.1%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.29 ▼3.11 % ARI 4,348 ▼1.35 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.29 ▼3.11 % ARI 4,348 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria ngjitet 5 pozicione në FIFA, përfshihet edhe Kosova

Kombëtarja shqiptare fiton 5 pozicione në klasifikim e përmuajshëm të FIFA-s.
Skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi e sheh veten në vendin e 37 të kësaj renditjeje me 667 pikë. Paraqitja e mirë në Euro 2016, ku Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje, atë me Rumaninë, ka ndikuar në përmirësimin e këtyre pozicioneve nga ana e kuqezinjve në klasifikimin e FIFA.
Shumë pozicione kanë fituar dy surprizat e Euro 2016, Uellsi dhe Islanda. Skuadra e Chris Coleman kapërcen 15 shkallë dhe e sheh veten në vendin e 11 të kësaj renditje, ndërsa Islanda nga vendi i 34 ngjitet në vendin e 22.
Për herë të parë në këtë renditje përfshihet edhe kombëtarja e Kosovës, e cila e nis rrugëtimin nga vendi i 190 edhe pse në total janë 205 vende që figurojnë në listën e gjatë të FIFA-s. Njohja nga UEFA dhe FIFA zyrtarizojnë në këtë mënyrë edhe Kosovën në këtë klasifikim me 66 pikë. Gjithsesi, është thjesht një pozicion i përkohshëm pasi me fillimin e eliminatoreve të Botërorit 2018 Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë mundësi të tregojë fuqinë reale.
Për sa u përket kryesuesve, nuk ka ndryshime. Argjentina vazhdon të jetë në vendin e parë e ndjekur nga Belgjika në të dytin dhe Kolumbia në të tretin dhe menjëherë pas tyre janë Gjermania e Kili. Portugalia, skuadra e sapo shpallur kampione e Evropës ka fituar vetëm 2 pozicione për ta parë veten në vendin e 6.
Franca gjithashtu ka fituar 10 pozicione duke u renditur në vendin e 7 për të lënë pas Spanjën, Brazilin e Italinë, që plotësojnë dhjetëshen e parë të klasifikimit të FIFA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.