☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.33 ▼1.41%
ARI 4,045 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,131 ▼ -1.33% ETH $2,317 ▼ -2.08% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.1600 ▼ -2.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria ul taksën për avionët që do të përdorin hapësirën ajrore në 2018

Të gjithë kompanitë ajrore që kalojnë në hapësirën shqiptare paguajnë tarifë e cila për vitin 2018 do të ulet me 3.9 për qind krahasuar me vitin aktual. Përgjatë 2017 kompanitë kanë paguar 49.68 euro për llogari të Shqipërisë. Kjo është e ndarë nga tarifa që kompanitë ajrore paguajnë për terminalet. Lajmin për uljen e kësaj tarife e bëri të ditur Albcontrol i cili ishte i pranishëm në sesionin 109 të Komitetit të Zgjeruar për Tarifat e Korridoreve Ajrore, i cili u mbajt në EUROCONTROL, më datat 22-23 nëntor 2017. Pikërisht këtu u aprovua edhe Unit Rate 2018 për Shqipërinë.

Albcontrol për “taksat: ajrore

“Përfaqësuesit e IATA përshëndetën iniciativën e vendit tonë për uljen e Unit Rate me 3.9% krahasuar me një vit më parë, dhe falënderuan Shqipërinë në emër të gjithë përdoruesve të hapësirës ajrore.

Komiteti i Zgjeruar zhvillon të paktën dy seanca në vit (në qershor dhe nëntor) dhe përbën forumin kryesor për konsultimin shumëpalësh me përdoruesit e hapësirës ajrore. Në seancën e Qershorit, shtetet paraqesin vlerësimet e tyre paraprake për llogaritjen e kostos bazë për vitin e ardhshëm, ndërsa në Nëntor diskutohet mbi shifrat përfundimtare dhe llogaritjen e kostos për njësi për vitin pasardhës” thuhet në njoftimin e Albcontrol.

Çfarë janë tarifat për terminalet dhe përdorimin e hapësirës

Këto janë tarifa që vendosen nga secili vend anëtar i Eurocontrol. Në secilën prej tyre përfshihet masa e aplikuar e taksës, një përshkrim për përjashtimet, detaje për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kushtet e pagesës dhe informacion tjetër praktik.

Çdo vend anëtar i Eurocontrol vendos një tarifë për përdorimin e hapësirës ajrore për të cilin ai është përgjegjës. Çdo nëntor Komisioni i zgjeruar aprovon bazat e taksës për vitin në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.