☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,750 ▼ -0.66% ETH $2,436 ▼ -0.83% XRP $1.3100 ▼ -2.27% SOL $105.1100 ▼ -1.2%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

“S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla n�

Kryeministri Rama ka prezantuar sot dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit.

Në një dalje në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shpjegoi se si do të funksionojë platforma si dhe shtoi se në terren do të jenë 10 grupe nga Tatimet për verifikimin e dëmeve teksa shprehu se ‘do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara’.

“Dritarja Quhet dëmi im dhe këtu mund të regjistroheni duke future të dhënat, niptin, parashikimi i dëmit dhe pastaj do ngarkoni dokumentet që janë pamjet dhe çdo dokumentacion tjetër dhe pasi të bëjmë të gjithë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve dhe patjetër do t’ju vijmë në ndihmë

Prej ditës së sotme çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga vala e dhunës qorre, do të ketë një dritare në E-Albania, ku do të mund të regjistrojë dëmin. Ndërkohë 10 grupe verifikimi nga tatimet do jenë në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmin ndaj bizneseve të vogla.

Do t’i kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

“Përgjegjesia ime tani është më e madhe, që ta çoj vendin përpara në BE. I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”, tha kryeministri mes të tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.