FRANCË – Një zjarr në Universitetin e Rouenit shkakton dëme të mëdha
– Një zjarr shkatërroi fasadën dhe një pjesë të madhe të çatisë së një ndërtese në Universitetin e Rouenit, sot herët në mëngjes, tha prefektura, sipas gazetës franceze ”Le Figaro”.
Zjarri kryesor u shua rreth orës 04:30, por zjarret dytësore ende janë në fasadë.
Pesëdhjetë zjarrfikës dhe 30 automjete u vunë në lëvizje për shuarjen e flakëve.
“Zjarrfikësit u thirrën këtë mëngjes, pak pas orës 02:30 për një zjarr në Fakultetin e Arteve”, shpjegoi i njëjti burim, duke konfirmuar një raport nga RTL.
”Një hetim është hapur për të identifikuar shkakun e zjarrit”, sipas prefekturës së Seine-Maritime./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.