☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,258 ▲ +0.93% ETH $1,733 ▲ +0.44% XRP $1.1441 ▼ -0.31% SOL $73.0500 ▲ +1.81%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shqiptari ekzekutohet me 3 plumba në Greqi, ja çfarë i thanë vrasësit me pagesë

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për atentatin ku mbeti i vrarë një shqiptar, të dielën në “Glyfada” të Athinës.Për vrasjen e 39-vjeçarit Roland Semitrazi, ose siç njihej ndryshe Roni, policia po heton në dy pista.

Bashkëpronari i një klubi nate në Athinë dyshohet se është vrarë nga vrasës me pagesë. Dëshmitarët kanë treguar në polici se, mes viktimës dhe ekzekutorëve ishte zhvilluar një dialog, me gjasë për t’u siguruar për identitetin e tij.

“Më vjen keq, por duhet ta bëjmë”, është dëgjuar të thotë një prej tyre, përpara se shoqëruesi i tij të qëllonte tri herë me pistoletë Semitrazin.

Në tavolinë me viktimën ishte edhe një shqiptar tjetër, 37-vjeçari Gjergji Kapaj, i cili mbeti i plagosur.

Viktima mund të jetë eliminuar për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi dyshohej se ishte një prej personave të përfshirë në trafikimin e një ngarkese me drogë të kapur nga policia greke dy muaj më parë. Për këtë arsye ishte prej kohësh në përgjim.

Pista tjetër është ajo e konflikteve të viktimës me ortakët e tij në bizneset e klubeve të natës. Edhe aksionerit, të cilin Semitrazi kishte zëvendësuar që prej vitit 2013, i ishte bërë një atentat, të cilit i kishte mbijetuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.