Shtatë sulme ajrore raportohen në veri të kryeqytetit jemenas Sanaa
Shtatë sulme ajrore janë raportuar në rrethin Harf Sufyan të provincës Amran, në veri të kryeqytetit jemenas Sanaa që kontrollohet nga Huthi-t, siç njofton Al Jazeera, duke cituar mediat e lidhura me grupin e armatosur.

Ende nuk ka detaje për pasojat e sulmeve dhe as se kush i kreu ato. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit dhe koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite kanë shtuar javët e fundit fushatën ajrore kundër pozicioneve të Huthi-t, në kuadër të operacionit të quajtur “Agimi i Jemenit”.
Sulmet vijnë në kulmin e përshkallëzimit pas goditjes së aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, ku të paktën 12 persona u vranë — sulm për të cilin koalicioni saudit fajëson Huthi-t e mbështetur nga Irani dhe e cilëson “krim lufte”.
Huthi-t paralajmëruan sot të gjitha linjat ajrore të mos përdorin aeroportet saudite, duke i cilësuar ato “të pasigurta”, ndërsa Riadi është zotuar për hakmarrje “me vendosmëri”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.