🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,409 ▲ +0.85% ETH $2,096 ▲ +0.95% XRP $1.4212 ▲ +2.23% SOL $87.7900 ▲ +0.7%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Bota

Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dronë iranianë

Disa shtete të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, raportuan sot sulme të reja me raketa dhe dronë, në sfondin e përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.

Ministria saudite e Mbrojtjes njoftoi se gjashtë raketa balistike u rrëzuan  mbi rajonin al-Kharj.

Autoritetet thanë se edhe disa dronë u interceptuan kryesisht në lindje të vendit.

Në al-Kharj ndodhet baza ajrore “Prince Sultan”, e përdorur edhe nga ushtria amerikane, e cila është shënjestruar vazhdimisht nga predhat iraniane që nga fillimi i luftës.

Autoriteti i aviacionit civil të Kuvajtit tha se aeroporti ndërkombëtar i vendit u vu në shënjestër nga disa dronë të shtunën në mbrëmje, duke dëmtuar sistemin e radarit. Nuk raportohet për të lënduar.

Kuvajti ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur më rëndë ndër shtetet e Gjirit gjatë konfliktit me Iranin.

Autoritetet në emiratën e Fujairah njoftuan se mbrojtja ajrore rrëzoi një dron, por mbetjet e tij shkaktuan një zjarr.

Porti i Fujairah është një qendër e rëndësishme për depozitimin dhe tranzitin e naftës.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se vendi u vu në shënjestër nga katër raketa balistike dhe disa dronë të lëshuar nga Irani, por forcat e armatosura i interceptuan të gjitha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.