Shtohen rastet me viroza te fëmijët, mjekja: Zgjasin më shumë në kohë dhe janë më agresive
Muaji nëntor ka shënuar një fluks të shtuar të fëmijëve që paraqiten në poliklinika me simptoma të virozave të stinës. Mjekët pediatër bëjnë të ditur se më të prekurit janë kryesisht fëmijët që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.
Temperatura e lartë është një nga simptomat që shqetëson më shumë prindërit dhe i drejton ata drejt strukturave spitalore. Sipas mjekëve, këtë vit virozat po zgjasin më shumë në kohë dhe po shfaqin një ecuri më agresive.
Mjekët u bëjnë apel prindërve që të shmangin ekspozimin e fëmijëve ndaj personave të tjerë gjatë kohës që janë të sëmurë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksioneve.
Kontakti i parë me mjekun pediatër në poliklinikë është hapi që duhet të ndjekin prindërit sapo fëmija të shfaqë shenjat e para të sëmundjes. Mjekët apelojnë që simptomat të mos neglizhohen, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.