🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.17 ▲0.05%
ARI 4,471 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,984 ▼ -1.36% ETH $1,874 ▼ -1.78% XRP $1.0110 ▼ -1.71% SOL $75.9100 ▼ -0.59%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.17 ▲0.05 % ARI 4,471 ▲1.17 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.17 ▲0.05 % ARI 4,471 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
11 Aug 2026
Breaking
Arte

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit.

Lajmin e hidhur e bën të ditur aktori Mevlan Shanaj.

“Ka ikur Birçe Hasko. Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare. Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit. Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit. Lamtumirë mik bashkëpunëtor”, shkruan ai në rrjetet sociale.


Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar.

Ai lindi në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942 dhe u formua fillimisht si mësues, përpara se të hynte në botën e artit. Më pas studioi për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe u bë edhe pedagog, duke dhënë mësim për mjeshtërinë e aktorit dhe duke formuar breza të rinj artistësh.

Në karrierën e tij ka interpretuar dhjetëra role në film dhe teatër, duke u bërë i njohur për aftësinë e tij për të sjellë figura të jetës së përditshme shqiptare me shumë realizëm, humor dhe natyrshmëri. Ai ka luajtur në disa nga filmat më të njohur shqiptarë të periudhës 1970-1990 dhe më tej.

Shpesh konsiderohej një “mjeshtër i karaktereve”, sepse edhe në role dytësore arrinte të linte gjurmë të forta tek publiku.

Për kontributin e tij në art, është nderuar edhe me tituj artistikë shtetërorë dhe është vlerësuar si një nga figurat e rëndësishme të kinemasë shqiptare.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.