🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 94.90 ▲0.09%
ARI 4,734 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,169 ▼ -1% ETH $2,291 ▼ -1.7% XRP $1.3895 ▼ -1.59% SOL $88.5700 ▼ -1.17%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.90 ▲0.09 % ARI 4,734 ▲0.49 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.90 ▲0.09 % ARI 4,734 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Arte

Shuhet historiani i artit Gëzim Qendro

Gëzim Qendro kritik dhe historian i artit është ndarë nga jeta sot pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Le vepra shume të mira mik! Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendësueshëm! Lamtumirë!”, shkruan Kumbaro. Për katër vite në vitet 1998-2002, Qendro ka shërbyer si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri. Ai mbante PhD në Estetikë, Universiteti Paris VIII; BA, MS, Academie van Beeldende Vorming, Amsterdam; ishte kurator ekspozitash të artit pamor; drejtues i Departamentit të Art&Dizajnit, Universiteti Polis; pedagog i lëndëve gjuhë pamore, filozofi arti dhe histori arti; përkthyes.

Vepra e tij e fundit e botuar është “Kinostudioja “Shqipëria e vjetër”,një studim rreth arkitekturës dhe formave që ka ndërtesa që projektuan rusët dhe ku u vendos “hollivudi” shqiptar që i dha jetë propagandës dhe farkëtimit komunist të shqiptarëve. Këndvështrimi dhe analizat semiotike të studiuesit dhe artistit Gëzim Qendro të këtyre shenjave të hapësirës publike janë krejt origjinale.

Qëndro ishte një ndër njohësit më të mirë të historisë së artit dhe të zhvillimeve të artit shqiptar, sidomos pas viteve 90-të.” Arkeologjia e mëngjesit” është një tjetër studim interesant i periudhës së artit modernist të Kosovës realizuar nga Qendro, përfaqësuar në këtë studim nga vepra e Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë. Studimi i Qendros të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave).

Qëndro është i njohur për vështrimet e tij të mprehta përsa I përket periudhës së artit të soc-realizmit, vështrime që do I vlejnë studimeve shqiptare. Ndarja e tij nga jeta është një humbje për botën e mendimit shqip, që humbi sot një nga përfaqësuesit më të denjë të kësaj kohe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.