☁️
Tiranë 34°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.29 ▼3.11%
ARI 4,348 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.63% ETH $2,497 ▲ +2.61% XRP $1.3611 ▼ -0.37% SOL $101.0300 ▲ +1.1%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.29 ▼3.11 % ARI 4,348 ▼1.35 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.29 ▼3.11 % ARI 4,348 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Boterori

Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit anglez Kevin Keegan. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, shtatë javë pasi ai bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në stadin e katërt.

Keegan ishte një nga futbollistët më të dekoruar në historinë e futbollit anglez. Gjatë karrierës së tij luajti për Scunthorpe United, Liverpool, Hamburg, Southampton dhe Newcastle United.

Pas tërheqjes nga futbolli, ai drejtoi Newcastle United, Fulham, kombëtaren e Anglisë dhe Manchester City.

Në një deklaratë të publikuar të hënë, familja bëri të ditur se Keegan ndërroi jetë i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

“Kevin, fitues i dy Topave të Artë, ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh shumë i dashur. Familja dëshiron të falënderojë ekipin mjekësor për mbështetjen e jashtëzakonshme. Ky është një moment shumë i vështirë dhe kërkojmë privatësi”, thuhet në deklaratë.

Edhe Newcastle United reagoi pas lajmit, duke e cilësuar Keeganin si “një nga figurat më ikonike, më me ndikim dhe më të dashura në historinë e klubit”.

“Kevin ishte më shumë se një futbollist dhe trajner legjendar. Ai ishte zemra e Newcastle United për breza të tërë tifozësh. Ndikimi i tij nuk do të matet me ndeshje apo rezultate, por me kujtimet që krijoi dhe frymëzimin që u dha brezave të tifozëve në mbarë botën”, thuhet në reagimin e klubit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.