☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.59 ▼15.37%
ARI 4,830 ▲3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,396 ▲ +3.83% ETH $2,237 ▲ +6.09% XRP $1.3718 ▲ +4.15% SOL $84.5300 ▲ +5.83%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.59 ▼15.37 % ARI 4,830 ▲3.1 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.59 ▼15.37 % ARI 4,830 ▲3.1 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shukri Xhelili ankimon “shkarkimin” në Kushtetuese. Pezullohen zgjedhjet

Shukri Xhelili po vuan arrestin me burg pas 3 akuzave në lidhje me videoskandalin, që i kushtoi edhe shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut. Por, Shukri Xhelili po provon edhe mundësinë e fundit në hierarkinë ligjore.
Ai ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave, që e shkarkoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Në të shkuarën, gjykata ka marrë vendime për dy raste të ngjashme shkarkimi, kur dy kryetarë komunash u shkarkuan nga qeveria në vitin 2011 dhe 2013, pas raporteve të deklarimit të pasurive dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Vendimet e gjykatës janë barazim. Për të parin është lënë në fuqi vendimi i qeverisë, për të dytin vendimi i qeverisë është rrëzuar dhe kryetari i komunës u kthye në detyrë.
Sido që të jetë vendimi i ri i Gjykatës Kushtetuese, efekti i menjëhershëm i ankimimit është pezullimi i veprimeve që kanë lidhje me shpalljen e zgjedhjeve, sepse Kushtetuta detyron Presidentin që të presë vendimin e Kushtetueses.
Në një afat normal, gjykata ka kohë dy muaj ta marrë në shqyrtim çështjen dhe më pas nuk ka kufizim kohor se kur e shpall vendimin. Por, burime zyrtare konfirmuan se gjykata do të ketë një vendimmarrje të shpejtë për këtë çështje, për shkak të interesit të lartë publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.