☁️
Tiranë 17°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,387 ▼0.4%
DOW 51,228 ▼0.74%
NASDAQ 24,431 ▼0.32%
NAFTA 86.79 ▲1.25%
ARI 3,858 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,108 ▲ +1.51% ETH $1,816 ▲ +0.59% XRP $0.9736 ▲ +3.22% SOL $73.9400 ▲ +5.64%
S&P 500 7,387 ▼0.4 % DOW 51,228 ▼0.74 % NASDAQ 24,431 ▼0.32 % NAFTA 86.79 ▲1.25 % ARI 3,858 ▲0.14 % S&P 500 7,387 ▼0.4 % DOW 51,228 ▼0.74 % NASDAQ 24,431 ▼0.32 % NAFTA 86.79 ▲1.25 % ARI 3,858 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kupa e Republikes

Sot/ Rikthehet Kupa e Shqipërisë, në fushë skuadrat e Superiores për të kërkuar turin tjetër

Pas ndërprerjes së kampionateve për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, futbolli shqiptar rikthehet me një tjetër kompeticion në plan të parë. Këtë herë është radha e Kupës së Shqipërisë, ku do të zhvillohen tetë ndeshjet e turit të 1/16-ve, të ndara mes të martës dhe të mërkurës.

Sipas programit të përcaktuar nga FSHF-ja, dy sfidat e para do të luhen ditën e martë, ndërsa gjashtë të tjerat janë rezervuar për të mërkurën. Kjo ndarje është bërë edhe për t’u ardhur në ndihmë dy skuadrave të Superiores, të cilat do të kenë mundësinë të përqendrohen më mirë te angazhimet e tyre në kampionat gjatë fundjavës.

Kështu, të martën, në orën 13:00, do të zbresin në fushë Skënderbeu dhe Apolonia, si dhe Laçi kundër Shirokës. Vlen të theksohet se Skënderbeu dhe Laçi janë dy skuadrat e vetme të Superiores që e nisin këtë edicion të Kupës që nga turi i parë. Bëhet fjalë për dy ekipet që siguruan ngjitjen në elitë nga Kategoria e Parë, ndërsa tetë skuadrat e tjera të Superiores do të përfshihen në kompeticion vetëm në turin e tretë, i cili është programuar të zhvillohet në janar të vitit 2027.

Ndërkohë, pjesa tjetër e ndeshjeve do të luhet të mërkurën, sërish në orën 13:00. Në këtë ditë do të përcaktohen edhe gjashtë skuadrat e tjera që do të sigurojnë kalimin në raundin pasardhës, ku i presin tetë ekipet e Superiores që e nisin garën nga faza e tretë.

Ky raund dominohet kryesisht nga skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për të cilat Kupa përfaqëson një mundësi për të matur forcat edhe jashtë kampionatit. Megjithatë, për pjesën më të madhe të pjesëmarrësve, prioriteti mbetet gara në kampionatet përkatëse, ku objektivat sezonale dhe pikët në renditje kanë një rëndësi të veçantë. Për këtë arsye, Kupa mund të shihet edhe si një angazhim shtesë në një kalendar që nuk lë shumë hapësira për pushim.

Gjithsesi, sfidat me eliminim direkt mbartin gjithmonë surpriza dhe asnjë skuadër nuk mund ta konsiderojë të garantuar kualifikimin. Tetë përballjet e këtij turi do të përcaktojnë emrat që do të vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë, në pritje të përballjeve me skuadrat e tjera të elitës në janar. Edhe në këtë raund, ekipi fitues vendoset me ndeshje teke.

SOT, ORA 13:00
SKËNDERBEU – APOLONIA
LAÇI – SHIROKA

NESËR, ORA 13:00
KASTRIOTI – EAGLE (AHMETAQ, VORË)
BESA – KORABI (LUZI I VOGËL)
ILIRIA – LUFTËTARI
POGRADECI – KUKËSI
FLAMURTARI – BUTRINTI (ORIKUM)
BYLIS – BESËLIDHJA

PANORAMASPORT.AL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.