☁️
Tiranë 17°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,387 ▼0.4%
DOW 51,228 ▼0.74%
NASDAQ 24,431 ▼0.32%
NAFTA 86.79 ▲1.25%
ARI 3,858 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,108 ▲ +1.51% ETH $1,816 ▲ +0.59% XRP $0.9736 ▲ +3.22% SOL $73.9400 ▲ +5.64%
S&P 500 7,387 ▼0.4 % DOW 51,228 ▼0.74 % NASDAQ 24,431 ▼0.32 % NAFTA 86.79 ▲1.25 % ARI 3,858 ▲0.14 % S&P 500 7,387 ▼0.4 % DOW 51,228 ▼0.74 % NASDAQ 24,431 ▼0.32 % NAFTA 86.79 ▲1.25 % ARI 3,858 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Huckabee: SHBA do të bashkëpunojë me cilindo udhëheqës izraelit që formon një koalicion qeverisës

TEL AVIV, 17 nëntor /ATSH-TPS/ – Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, hodhi poshtë pretendimet se Izraeli i kushtoi republikanëve humbjen në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke i bërë thirrje Izraelit të shtojë përpjekjet në rrjetet sociale për të fituar mbështetjen e të rinjve amerikanë.

Ai deklaroi gjithashtu se Uashingtoni do të bashkëpunojë me cilindo udhëheqës izraelit që arrin të formojë një koalicion qeverisës.

Huckabee hodhi poshtë pretendimet se Izraeli ishte një faktor i rëndësishëm në rezultatet zhgënjyese të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke argumentuar se shqetësimet ekonomike dhe pjesëmarrja e ulët e votuesve ungjillorë ishin faktorë shumë më të rëndësishëm.

“Izraeli nuk ishte arsyeja pse zgjedhjet e mesmandatit prodhuan rezultate zhgënjyese për republikanët”, tha Huckabee.

“Nëse shikoni të dhënat konkrete, sondazhet në dalje të qendrave të votimit treguan se vetëm 17% e ungjillorëve dolën të votonin javën e kaluar. Nuk ka asnjë grup votuesish më të rëndësishëm për fitoren e republikanëve sesa ungjillorët amerikanë, të cilët përfaqësojnë 80 milionë njerëz. Nëse ata dalin për të votuar në numër të madh, republikanët fitojnë; nëse qëndrojnë në shtëpi, republikanët humbasin”, theksoi ai.

Huckabee argumentoi se shqetësimet ekonomike, dhe jo Izraeli, dominuan prioritetet e votuesve. Ai pranoi se lufta mund të ketë ndikuar në perceptimet për ekonominë, veçanërisht përmes raportimeve mediatike që e lidhin atë me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, por hodhi poshtë sugjerimin se Izraeli ishte një shqetësim kryesor për votuesit amerikanë.

“Arsyeja e vërtetë ishte se republikanët nuk arritën t’u jepnin as mbështetësve të tyre një arsye bindëse për të dalë dhe për të votuar për ta”, tha ai.

‘’Pavarësisht se kontrollonin Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët hasën vështirësi për të treguar se çfarë kishin arritur për amerikanët e zakonshëm’’, argumentoi Huckabee.

“Demokratët, përkundrazi, ishin të mobilizuar. Ata dolën në votime në numër të madh dhe e bënë këtë me entuziazëm. Entuziazmi fiton zgjedhjet; apatia jo”, tha ambasadori amerikan.

Duke iu referuar të ardhmes politike të Izraelit, Huckabee theksoi se marrëdhënia e ngushtë mes kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump nuk do të përcaktojë qasjen e Uashingtonit ndaj qeverisë së ardhshme izraelite.

“Shtetet e Bashkuara nuk e zgjedhin qeverinë për Izraelin, pasi këtë e bëjnë qytetarët. Pavarësisht rezultatit, ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë që do të formohet”, tha ai.

“Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme për ne. Mendoj se pjesa më e vështirë për ne është të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha Huckabee, duke shpjeguar se nata e zgjedhjeve në Izrael është vetëm fillimi i një procesi politik, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ku fituesi përgjithësisht dihet pasi mbyllen qendrat e votimit.

Duke folur për ambiciet bërthamore të Iranit, Huckabee tha se nuk mund të përjashtojë veprime të tjera ushtarake amerikane nëse presioni nuk arrin ta bindë Teheranin të heqë dorë nga synimi për të siguruar armë bërthamore.

“Është shumë e mundur që të arrijmë në atë pikë, nëse iranianët nuk arrijnë të kuptojnë atë që presidenti e ka bërë tashmë plotësisht të qartë lidhur me pajisjen e tyre me armë bërthamore. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore”, tha ai.

Huckabee theksoi se Trump e ka mbajtur vazhdimisht këtë qëndrim, duke shtuar se si presidenti, ashtu edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë përsëritur se opsioni ushtarak mbetet në dispozicion.

Ai argumentoi gjithashtu se vendimi për t’u përballur me Iranin udhëhiqet nga siguria kombëtare dhe jo nga konsideratat e politikës së brendshme.

“Gjatë 47 viteve të fundit, mijëra amerikanë janë vrarë nga iranianët, disa drejtpërdrejt dhe të tjerë si pasojë e armëve të furnizuara për përfaqësuesit e tyre. Njerëzit shpesh harrojnë se 48 shtetas amerikanë u vranë më 7 tetor dhe 18 u morën peng”, tha Huckabee.

Edhe nëse çështja iraniane do t’i kushtonte Trumpit zgjedhjet e mesit të mandatit, presidenti “do të merrte sërish saktësisht të njëjtin vendim, sepse roli i tij nuk kufizohet vetëm në fitimin e zgjedhjeve, por përfshin mbrojtjen e popullit amerikan. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, këmbënguli Huckabee.

Në përfundim, Huckabee foli për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Izraelit në Amerikën Latine, ku vende si Argjentina dhe Guatemala kanë forcuar lidhjet me Jeruzalemin, ndërsa të tjera, përfshirë Brazilin dhe Meksikën, kanë mbajtur qëndrime më kritike.

Ai tha se shpresonte që më shumë vende të njihnin përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, duke përmendur Emiratet e Bashkuara Arabe si një shembull kryesor të mundësive që krijojnë Marrëveshjet e Abrahamit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.