🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.18 ▲0.09%
ARI 4,031 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,321 ▲ +1.99% ETH $2,306 ▲ +2.25% XRP $1.2788 ▲ +1.94% SOL $93.3800 ▲ +1.36%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.18 ▲0.09 % ARI 4,031 ▲2.3 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.18 ▲0.09 % ARI 4,031 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Boterori

Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Roma vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme në këto javë të para të Serie A.

Këtë radhë skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini arriti të mposhtë Torinon në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 për të shkuar në kuotën e 12 pikëve në 4 ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Romës ku për verdhekuqtë protagonistë u bënë sërish Dybala dhe Malen me argjentinasin që dha një asist për Malen me holandezin që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë në një aksion që ndodhi në minutën e 37.

Për Malen ky ishte goli i tij i 20 në 21 ndeshje të luajtura në Serie A.

Në fillimin e pjesës së dytë Molina për pak sa nuk shënoi një eurogol me një gjuajtje fluturimthi me të majtën pas një asisti të Malen. Ndërsa në krahun tjetër ishte Simeone që shpërdoroi një rast të mirë shënimi për Torinon.

Në minutën e 67 sërish Simeone pati një mundësi për Torinon por Svilar e largoi rrezikun.

Në minutat shtesë Nicolo Pisilli shënoi për Romën që arkivoi përfundimisht fitoren 2-0 të sfidës për të vijuar me serinë e fitoreve në kampionatin italian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.