Si i përdhunonte vajzat në rrugë shqiptari që vrau avokatin grek – Dalin detajet
Pak ditë me parë identiteti dhe fotoja e shqiptarit të dyshuar si autori i vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafiropoulos, më 12 tetor në Athinë, zuri faqet e para të gazetës, ndërsa historitë e tij vijojnë ende të zbardhen.
Ndonëse ka përdorur disa identitete në të kaluarën, në dosjen penale greke shqiptari i dënuar më herët me 25 vjet burg njihet me emrin Mikela Brahimas. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij sulmonin kryesisht makina me qëllim për t’i vjedhur, por jo vetëm. Në janar të vitit 2007 ai i është afruar një fuoristrade greke ku ndodhej një 18-vjeçare së bashku me të dashurin e saj. BW shkruan se pasi iu mori paratë, ai ka përdhunuar vajzën e cila ka treguar gjithë tmerrin në polici në atë kohë.“Më pyeti sa vjeç isha. I thashë
jam e virgjër. Ai filloi të fliste pa kuptim: “Do të të tregoj se si është”. Unë po qaja, ai ngriti dorën dhe tha “pusho moj k****”. Që të më linte të ikja, bëra çfarë më tha”,- shkruajnë mediat greke.