☁️
Tiranë 34°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.90 ▲1%
ARI 4,423 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,455 ▲ +0.41% ETH $1,920 ▲ +1.15% XRP $1.0052 ▲ +0.9% SOL $77.3900 ▲ +2.03%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.90 ▲1 % ARI 4,423 ▲0.06 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.90 ▲1 % ARI 4,423 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kronika

Si nisi sherri në Ksamil? Turisti portugez u dhunua me grushte nga shqiptaro-britaniku për një vajzë, Sokrat Vata e nxori zv

20 vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, erdhi në shqipëri me një grup turistësh për të pushuar, por gjeti vdekjen pas një sherri me punonjësit e “Principotes”. Grupi i turistëve me të cilët kishte udhëtuar 20 vjeçari i ndjerë, një pjesë e tyre francezë, e një pjesë portugezë, kanë dëshmuar se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar vetëm në mëngjes kur ka mbërritur Policia.

Ndërkohë është zbardhur dinamika tronditëse, e cila solli në vrasjen e të riut, Sipas Report Tv, personi që ka nisur konfliktin me portugezin ka qenë David Heurtevent, një shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë. Sherri i cili dyshohettë jetë nisur për një vajzë, solli më tej përfshirjen e kamarierëve të lokalit, dhe të Sokrat Vatës.

Fillimisht David Heurtevent, i cili ishte klient në lokal, ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi dhunës makabre i janë bashkuar pjestarët e stafit, ka qenë Sokrat Vata, hasjani i cili e ka tërhequr zvarrë të riun duke e nxjerrë nga ambientet e “clubit”, e ka dërguar deri tek shezlongët e beach bar-it aty pranë “Paradise”, ku edhe e ka goditur me thikë për vdekje.

Më pas Moisid Matushaj, polici i cili punonte edhe si truprojë në “Principotes”, ka transportuar vrasësin e portugezit me një makinë në pronësi të tij deri në qendër të Ksamilit, dhe më pas me të njëjtën makinë është rikthyer në kompleksin luksoz. Vata më pas ka kontaktuar dy turqit, të cilëve u kërkoi ndihmë, deri në momentin që u arrestua në Levan brenda bagazhit. Dy turqit të arrestuar, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak kujtojmë se deklaruan se me Vatën kishin krijuar raport shoqëror dhe se disa herë e kishin paguar si shoqërues personal.

David Heurtevent, startuesi i sherrit që solli ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim, ai bashkë me Vatën akuzohet për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, po ashtu kujtojmë se në kërkim është shpallur edhe pronari i lokalit Bekim Bulica, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Kamarierët e përfshirë në konflikt janë Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, ata kanë goditur me grushte të riun portugez. Në momentin e konfliktit, në lokal kanë qenë në rolin e bodyguardëve efektivi i policisë Moisid Matushaj, punonjësi i policisë Bashkiake Romeo Shehu dhe Kristi Koshi, të akuzuar se nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe për mosnjoftimin e policisë së Shtetit, të dy ata janë pezulluar nga detyra ditën e sotme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.