☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,658 ▼ -0.82% ETH $2,474 ▼ -2.33% XRP $1.3418 ▼ -2.14% SOL $99.7300 ▼ -2.25%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Bota

Si ta forcojmë kujtesën? Disa mënyra të thjeshta për ta stërvitur trurin

– Kujtesa e mirë nuk varet vetëm nga gjenetika, por edhe nga mënyra se si jetojmë dhe mësojmë, shkruan focus It.

Gjumi, aktiviteti fizik, menaxhimi i stresit, përqendrimi dhe mënyrat e organizimit të informacionit mund të ndikojnë ndjeshëm në aftësinë e trurit për të ruajtur dhe rikthyer kujtimet.

Ekspertët e psikologjisë dhe neuroshkencës theksojnë se kujtesa mund të stërvitet përmes disa teknikave të thjeshta dhe të zbatueshme në jetën e përditshme.

Një prej tyre është “chunking”, pra ndarja e informacionit në grupe më të vogla dhe me kuptim. Për shembull, një numër i gjatë është më i lehtë për t’u mbajtur mend kur ndahet në disa blloqe.

Koncepti u bë i njohur nga psikologu George Miller në vitin 1956, përmes studimit mbi kufijtë e kujtesës afatshkurtër.

Gjumi luan gjithashtu një rol thelbësor në konsolidimin e kujtesës. Gjatë pushimit, truri përpunon dhe stabilizon informacionin e marrë gjatë ditës, duke ndihmuar që ai të ruhet për një kohë më të gjatë.

Një tjetër strategji është shpërndarja e kohës së studimit, në vend të përpjekjes për të mësuar gjithçka në një seancë të gjatë.

Pushimet e shkurtra dhe të rregullta mund të ndihmojnë në përqendrim dhe në konsolidimin e informacionit, duke luftuar edhe atë që njihet si “kurba e harresës”.

Stresi dhe ankthi, ndërkohë, mund të mbingarkojnë kujtesën e punës, sistemin që na lejon të mbajmë përkohësisht informacionin aktiv.

Teknikat e relaksimit, frymëmarrja e kontrolluar dhe mindfulness mund të ndihmojnë në uljen e shpërqendrimit dhe përmirësimin e vëmendjes.

Edhe telefoni i mund të ndikojë në përqendrim.

Studime kanë sugjeruar se vetëm prania e një smartphone-i pranë nesh mund të konsumojë një pjesë të burimeve tona njohëse, ndaj gjatë studimit ose punës kërkon përqendrim më të madh kur pajisja lihet larg.

Një teknikë tjetër e fuqishme është “pallati i kujtesës”, ose metoda e vendeve (method of loci), e përdorur që në Greqinë e lashtë.

Ajo konsiston në lidhjen e informacionit me vende ose hapësira të njohura, duke shfrytëzuar kujtesën hapësinore për të rikujtuar më lehtë të dhënat

Shkrimi me dorë është një tjetër mënyrë që mund të favorizojë të nxënit.

Ndryshe nga kopjimi mekanik në tastierë, shënimet me dorë kërkojnë përzgjedhjen dhe përpunimin e informacionit, duke ndihmuar në kuptimin dhe mbajtjen mend të koncepteve.

Edhe aktiviteti fizik aerobik, si ecja e shpejtë, vrapi ose çiklizmi, lidhet me shëndetin e trurit.

Ushtrimet fizike favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe proceset që lidhen me plasticitetin nervor, ndërsa hipokampusi, një strukturë e rëndësishme për kujtesën dhe orientimin hapësinor, përfiton nga aktiviteti fizik.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu alternimin e temave dhe ushtrimeve, një teknikë e njohur si interleaved practice.

Në vend që të përsëritet e njëjta lëndë për një kohë të gjatë, alternimi i koncepteve të ndryshme e detyron trurin të dallojë informacionet dhe strategjitë e ndryshme.

“Praktika e rikthimit” (retrieval practice).

Në vend që të rilexohen vazhdimisht shënimet, është më e dobishme të provohet rikujtimi i informacionit pa e parë atë, përmes pyetjeve, kuizeve ose përsëritjes me zë.

Këto metoda tregojnë se kujtesa nuk është një aftësi statike. Gjumi i mirë, aktiviteti fizik përqendrimi, menaxhimi i stresit dhe mënyra se si përpunojmë informacionin mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe rikthimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.