☁️
Tiranë 25°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 94.22 ▲4.06%
ARI 4,333 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,228 ▲ +1.62% ETH $1,676 ▲ +3.96% XRP $1.1473 ▲ +1.2% SOL $65.9900 ▲ +1.7%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.22 ▲4.06 % ARI 4,333 ▼0.74 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.22 ▲4.06 % ARI 4,333 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Arte

“Singular” shpallet Filmi më i Mirë në festivalin “Dea Open Air” në edicionin e 13-të

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” mblodhi këtë vit 40 filma nga 25 vende të botës. Festivali shpalli fituesit e edicionit të 13-të, në një ceremoni gala të zhvilluar në amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Tiranë. Singular (Unik)- Alberto Gastesi (Spanjë / Finlandë, 2025) u vlerësua si Filmi më i Mirë, mes tre prodhimeve kinematografike të nominuara Gülizar- Turqi, 2025 dhe Jet Lag in Summer (Verë pa Orë)- Kinë / Hong Kong / SHBA, 2025. Ky event bëri bashkë trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, kineastë, artistë, gazetarë, studiues dhe studentë, të cilët jo vetëm besojnë në fuqinë e kinemasë, por mundësojnë dialog, reflektim dhe mirëkuptim. “Dea me këmbëngulje nuk ndjek trende, por investohet te konsolidimi i profilit të vet, si festival i përmbajtjes”, u shpreh gjatë prezantimit të festivalit drejtoresha artistike Mirela Oktrova.

Për drejtorin dhe ideatorin e festivalit “Dea Open Air”, Edmond Topi, kinemaja na kujton edhe një herë se të kuptosh tjetrin është hapi i parë drejt ndërtimit të një bote më humane. Konkurrimi kryesor i festivalit përfshiu 7 filma me metrazh të gjatë, përmes bashkëprodhimeve ndërkombëtare, që përfaqësuan Turqinë, Poloninë, Holandën, Kirgistanin, Italinë, Spanjën, Finlandën, Kinën, Hong Kongun dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktorja më e mirë që rrëmbeu trofeun e Festivalit DEA ishte Bekir Behrem – Gülizar (Turqi, 2025). DEA për Aktoren më të Mirë shkoi edhe për një emër tjetër, artisten italiane Elisabetta Pellini në Filmin me metrazh të gjatë La Terza Volta (Itali, 2025). DEA për Kinematografinë më të Mirë shkoi për Mateusz Skalski- Debate (Debati) (Gjermani / Holandë / Poloni, 2025). Fitues për Skenarin më të Mirë: Álex Merino & Alberto Gastesi- Singular (Unik) (Spanjë / Finlandë, 2025). Fitues për Regjinë më të Mirë: Wojciech Nowak- House of the Chosen (Të Përzgjedhurit) (Poloni, 2024). DEA për Filmin më të Mirë Studentor shkoi për filmin nga Irani “Pasta Alfredo”- Leila Noee (Iran, 2025). Programi i Filmit të Shkurtër përfshiu 15 filma, ndërsa fitues u shpall When the Tiger Roars (Kur Ulërin Tigri)- LAM Can-zhao (Kinë, 2025). Çmimi i Medias për Filmin e Shkurtër u dha për Felix & Fernand- Oscar Buenafuente & Thierry Buenafuente (Francë, 2025). Gjithashtu juria e Medias vlerësoi me çmim filmin me Metrazh të Gjatë Kurak (Mozaik) – Erke Dzhumakmatova (Kirgistan, 2025).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.