🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,703 ▲0.42%
DOW 51,243 ▼0.21%
NASDAQ 27,033 ▲0.88%
NAFTA 90.99 ▲1.8%
ARI 4,187 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,221 ▲ +1.28% ETH $2,690 ▲ +0.44% XRP $1.5084 ▲ +1.5% SOL $120.0800 ▲ +1.71%
S&P 500 7,703 ▲0.42 % DOW 51,243 ▼0.21 % NASDAQ 27,033 ▲0.88 % NAFTA 90.99 ▲1.8 % ARI 4,187 ▲0.18 % S&P 500 7,703 ▲0.42 % DOW 51,243 ▼0.21 % NASDAQ 27,033 ▲0.88 % NAFTA 90.99 ▲1.8 % ARI 4,187 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presi

Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, pas takimit në Kryeministri, që zgjati një orë.

“Të vendosur për integrimin në BE”, tha kreu i qeverisë në nisjen e fjalës së tij, duke theksuar se Shqipëria po punon për mbylljen e kapitujve të integrimit, negociatave dhe anëtarësimit.

“Presidenten e kam informuar edhe për projektin e Zvërnecit”, tha Rama mes të tjerash në fjalën e tij të shkurtër.

Gjithashtu informoi se tani prioritet janë lufta kundër krimit e korrupsionit.

“Tani sistemi e lufton korrupsionin, ndryshe nga dikur, ku korrupsioni ishte sistem”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre synohet të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama ritheksoi “vullnetin e hekurt” të qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit dhe vlerësoi mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes.

“Edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Unë dua të konfirmoj edhe një herë, edhe publikisht, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi për të nisur me mbylljen e kapitujve para fundit të vitit dhe pastaj për të vijuar vitin e ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve.

Dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe, që është programi i Planit të Rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë. Plani i Rritjes është një nga risitë e mandatit të saj të dytë, një risi që për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por në aspektin e atij që quhet një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.