🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▲0.45%
DOW 51,259 ▼0.18%
NASDAQ 27,053 ▲0.95%
NAFTA 90.91 ▲1.71%
ARI 4,179 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $84,003 ▲ +1.17% ETH $2,680 ▲ +0.31% XRP $1.4974 ▲ +1.22% SOL $119.0200 ▲ +1.29%
S&P 500 7,706 ▲0.45 % DOW 51,259 ▼0.18 % NASDAQ 27,053 ▲0.95 % NAFTA 90.91 ▲1.71 % ARI 4,179 ▼0.01 % S&P 500 7,706 ▲0.45 % DOW 51,259 ▼0.18 % NASDAQ 27,053 ▲0.95 % NAFTA 90.91 ▲1.71 % ARI 4,179 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ng

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të bazohet në merita, ndërsa theksoi se për vendet që kanë bërë përparim më të madh do të përcaktohen udhërrëfyes konkretë drejt anëtarësimit.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe nënvizoi mbështetjen e BE-së për vendin, duke përmendur edhe rindërtimin e 63 shkollave pas tërmetit të vitit 2019.

“Do të shqyrtojmë institucionet, politikat dhe financat për të parë nëse jemi gati për të pritur anëtarë të rinj. Do të caktojmë edhe udhërrëfyesit që vlerat e BE dhe sundimi i ligjit të vazhdojë edhe pas anëtarësimit.

Anëtarësimi do të bazohet në merita, por nuk do të thotë se është proces i ngadaltë. Ne do të përcaktojmë udhërrëfyëes për vendet që kanë bërë përparime më të mëdha dhe Shqipëria është një prej tyre.

Këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkrete, se çfarë duhet të bëni dhe çfarë mbetet më pas. Nesër do të vizitojmë shkollën Emin Duraku.

Kur u goditët nga tërmeti në vitin 2019 ju thashë se Europa do të qëndrojë pranë jush. Ne e bëmë këtë. Me anën e programit BE për shkollat janë rindërtuar 63 shkolla, si Emin Duraku, që presin dhe edukojnë një brez të ri europianësh”, tha mes të tjerash Von der Leyen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.