🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.54 ▼0.66%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,410 ▲ +2.83% ETH $2,416 ▲ +4.91% XRP $1.3091 ▲ +2.59% SOL $95.8300 ▲ +2.83%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Seria A

Situatë absurde me Muric… Tha se do të largohej nga Sassuolo, por klubi e blen për 7 milionë euro

Kthesë e papritur në historinë e Arijanet Muric me Sassuolo. Klubi italian ka vendosur të aktivizojë të drejtën e blerjes së portierit kosovar nga Ipswich Town për rreth 7 milionë euro, pavarësisht deklaratave të forta të lojtarit vetëm pak javë më parë. Muric kishte qenë titullar i padiskutueshëm gjatë sezonit dhe kishte bindur me paraqitjet e tij, por rreth 20 ditë më parë deklaroi për “GianlucaDiMarzio.com”:

“Nuk kam ndërmend të luaj për Sassuolon sezonin e ardhshëm. Me përfundimin e huazimit, përfundon edhe koha ime këtu. E kam informuar klubin se nuk dua të qëndroj pas këtij sezoni për arsye personale”.

Vendimi i Sassuolos për ta blerë ka ngritur pikëpyetje. Mbetet për t’u parë nëse lojtari ka ndryshuar qëndrim dhe është i gatshëm të vazhdojë aventurën në Itali, apo nëse klubi synon ta shesë menjëherë për të realizuar fitim pas sezonit të mirë që zhvilloi.

Tri ditë pas deklaratave të Muric, trajneri Fabio Grosso reagoi kështu: “Secili duhet të marrë përgjegjësi për vendimet individuale. Muric vendosi të shprehë mendimin e tij, por këto janë çështje të klubit. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe do të vazhdojmë të vendosim për çështjet e fushës në fushë”. Për momentin, Muric është zyrtarisht lojtar i Sassuolos, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.