☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,985 ▲ +1.02% ETH $1,661 ▲ +0.77% XRP $0.9455 ▲ +0.53% SOL $72.1500 ▲ +2.22%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Protesta

“S’ka pasur urdhër për të qëlluar me plumb gome”, Policia pezullon inspektorin që goditi deputetin Hoti, AMP nis hetimet

Policia e Shtetit njoftoi pezullimin e menjëhershëm të inspektorit E.A. dhe nisjen e hetimit disiplinor e të veprimeve hetimore të AMP-së pas goditjes së deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme.

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së sotme në Tiranë, duke njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorit E.A., efektivi që goditi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti, siç njofton BalkanWeb.

Sipas deklaratës së Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj inspektorit, bazuar në pamjet filmike dhe faktet për veprimet e tij individuale, pasi punonjësi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome.

Për të njëjtin rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur menjëherë veprimet hetimore.

Policia dënon me forcë çdo akt dhune dhe thekson se asnjë akt dhune nuk mund të justifikohet me ushtrimin e së drejtës për të protestuar, sikundër asnjë akt dhune apo provokimi nuk mund të përligjë tejkalimin e kompetencave ligjore nga punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në fund, Policia u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.