☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼14.56%
ARI 4,830 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,386 ▲ +3.9% ETH $2,240 ▲ +6.34% XRP $1.3703 ▲ +4.13% SOL $84.6900 ▲ +6.19%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,830 ▲3.09 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,830 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Skadojnë 1.4 mln karta ID e pasaporta, duhen ribërë përpara qershorit

Viti 2019 sapo ka nisur dhe Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të verifikojnë dokumentet e identifikimit, pasi sipas këtij dikasteri janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojne deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë.

Në vitin 2009, për herë të parë u prodhuan kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me elemente të larta sigurie. Për shkak të liberalizimit të vizave, shqiptarët u pajisën masivisht me këto dokumente, që skadonin pas 10 vitesh. Në 1.4 milionë karta dhe pasaporta ka të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

“Qytetarët duhet të nxitojnë të pajisen me dokument duke nisur nga janari i 2019-s, për të shmangur radhët dhe konfuzionin”, tha Rovena Voda, zëvendësministre e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë mbi 3 milionë e gjysmë shtetas shqiptarë me të drejtë vote, brenda dhe jashtë vendit. Emigrantët nuk kanë nevojë të vijnë në Shqipëri për t’u pajisur me dokumentet e reja, pasi i marrin në ambasadat dhe konsullatat tona.

“Emigrantët pajisen në konsullatat dhe ambasadat tona në vendet ku jetojnë me dokumentet e reja”, tha më tej Rovena Voda.

Një kupon për letërnjoftim kushton 1.500 lekë, ndërsa kuponi për pasaportë është 7.500 lekë. Pa mjet identifikimi, një person nuk voton dhe nuk merr dot shërbime publike apo private.

Ministria e Brendshme e ka nisur fushatën e sensibilizimit duke pajisur me informacione të gjitha zyrat që merren me pajisjen me këto dy dokumente të rëndësishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.