Skadon afati kushtetues për hedhjen në short të anëtarëve të KED nga kreu i Kuvendit
Ka skaduar edhe afati i përcaktuar në kushtetutën e re të miratuar në 21 korrik, të hedhjes së shortit nga Kreu i Kuvendit për përzgjedhjen e antarëve të këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese më 11 gusht, kreu i shtetit kishte 10 ditë kohë të hidhte shortin, edhe pse në mungesë të ligjit i cili përcakton kriteret mbi të cilat zgjidhen kandidatët. Ishte ngërçi i parë i shkaktuar nga miratimi i amendamenteve kushtetuese të seancës plenare të 21 korrikut, të cilat nuk u shoqëruan me miratimin e projektligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor. Në mungesë të këtij të fundit, i cili ndodhet ende në fazën e diskutimit në komisionin e reformës në drejtësi. kreu i Shtetit zgjodhi të mos hedhë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.



Akoma eshte president ky hajdut I kopese te sali berishes