Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.77 ▲1.54%
ARI 4,522 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,607 ▲ +0.28% ETH $2,129 ▼ -0.19% XRP $1.3730 ▲ +0.11% SOL $86.5100 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.77 ▲1.54 % ARI 4,522 ▼0.3 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.77 ▲1.54 % ARI 4,522 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Sporti

Skenarët e pushimeve të prillit, çfarë mund të ndryshojnë skuadrat pas 3 garave të para!

Një muaj esktra kohë për të vlerësuar me më shumë kujdes të dhënat e tre garave të para të vigit, për të ndërhyrë më pas në detaje.

Pushime Pashkësh më të gjata se zakonisht në Formula 1 këtë vit. Pushime të paparashikuara, por të imponuara. Lufta në Iran ka bërë që të ketë një riorganizim të kalendarit dhe të hapen skenarë të tjerë, sepse nuk i dihet se kur në atë pjesë botës do të heqin dorë nga raketat dhe dronët.

Pas Japonisë, skuadrat do të jenë në Europë dhe do të kenë kohë për analiza të hollësishme. Pastaj kalimi në pjesën tjetër të Atlantikut, me Miami-n dhe klimën e tij tropikale gati për të pritur makinat njëvëndëshe. Kanadaja më pas dhe “Grand Tour”-i i Europës.

Nga maji situata bëhet më serioze, me një kalendar të dendur dhe pak ndërprerje. Prilli vjen si “extra time” për të studiuar të gjitha të dhënat pas tri garave të para të Botërorit. “Power unit 2026” janë ende një e panjohur dhe ka punë për të bërë.

Testet në pistë gjatë sezonit mbeten të limituara, por mundësitë për të ndërhyrë nuk mungojnë. Skuadra si Ferrari mund të shfrytëzojnë punën me simulatorin dhe galerinë e erës për zgjidhje më të mira aerodinamike.

Për “power unit” hyn në lojë sistemi ADUO. Bëhet fjalë për një mekanizëm që parashikon kalkulimin e një treguesi paraqitjeje të motorit termik nëpërmjet analizës së të dhënave të mbledhura në një fundjavë gare.

Pjesa më e madhe e konstruktorëve janë në laborator për të vlerësuar se çfarë ndërhyrjesh duhet të bëjnë dhe si. Ka edhe nga ata që larg pistës nuk mund të rrinë. Max Verstappen, mjaft polemik me Formula 1, ka bërë me dije se në mes të majit do të marrë pjesë në garën 24 orë të Nurburgring, në timonin e një Mercedes GT3. Pushimi i prillit do t’i shërbejë pilotit holandez të stërvitet pak.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.