🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Skenarët me zjarre për Paketën e Maleve janë përralla”- Kryebashkiaku i Himarës, Tavo: S’mund të shprehem pa hetim

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, hodhi poshtë pretendimet dhe zërat se zjarret vendosen për shkak të Paketës së Maleve dhe ndërtimeve.

Shkaqet e zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën në fundjavë mbeten ende për t’u përcaktuar dhe sipas tij pa u bërë hetimet nuk mund të thotë nëse ishte i qëllimshëm.

Në një intervistë sot për “News 24” ai tha se “përgjegjësia për zbardhjen e rrethanave i takon Policisë dhe Prokurorisë”.

I pyetur nëse zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, Tavo u shpreh i rezervuar:

“Kjo është çështje që merret policia dhe prokuroria. Nuk kemi një raport përfundimtar dhe nuk mund të shprehem pa pasur një hetim për këtë rast.”

Ai tha se nuk ka dijeni për ndonjë indicie që zjarri të jetë vënë qëllimisht. Ndërkohë, lidhur me zërat se zjarri mund të jetë përdorur si skenar për Paketën e Maleve, kryebashkiaku i Himarës i cilësoi këto pretendime si “përralla”.

Tavo foli edhe për kapacitetet zjarrfikëse të Bashkisë së Himarës, duke deklaruar se aktualisht disponohen gjashtë zjarrfikëse dhe një autobot.

“Nuk kemi një raport përfundimtar dhe nuk mund të shprehem pa pasur një hetim për këtë rast. Nuk e kam dijeni që mund të jetë e qëllimtë. Nëse një person vë një zjarr, dy janë mundësitë, ose i qëllimshëm, ose aksidental. Janë përralla aludimet në internet. Ato janë ullishte. Pra janë ndarë me AMTP ullishtet dhe këto raste përjashtohen nga Paketa e Maleve. Vatra e parë brenda 25 minutash arriti afër banesave. Ndaj u detyrova që të nxjerr urdhrin për evakuimin e atyre banorëve që rrezikoheshin nga zjarri. Kemi 6 zjarrfikëse dhe një autobot. Janë tejet të mjaftueshme, dhe janë të reja”, tha ai.

Hetimi pritet të përcaktojë shkakun e zjarrit, ndërsa ekipet në terren vijojnë evidentimin e dëmeve të shkaktuara në banesa, ullishte dhe pasuri të tjera të banorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.