Rajoni

Sofja 142 vite kryeqytet:  Më 3 prill të vitit 1879 Sofja u shpall kryeqytet i Bullgarisë

Selim Hoxhaj

Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

“Rritet, por nuk plaket”-kjo shkruhet ne stemën e kryeqytet e Bullgarisë-Sofje. Eshtë një qytet me të kaluarë mijëvjeçare. Sofja shtrihet në një nga rrugët më të lashta dhe më të gjallëruara të Evropës, e cila lidh Perëndimin me Lindjen. Gjatë shekujve qyteti ishte djep i kulturave dhe i qytetërimeve të ndryshme, të cilët lënë gjurmët e tyre në territorin e tij. Edhe më sot në trojet bullgare zbulohen monumente të rëndësishme nga jeta e të gjitha fiseve, të cilët kaluan aty gjatë shekujve. Sot Sofja është një qytet modernë, evropian, në të cilin bashkëjetojnë e kaluara dhe e tanishmja.

Shkencëtarët janë të mendimit, se qyteti u themelua para më se 2700 vjetësh nga trakët e lashtë. Fisi trak i quajtur-serd, populloi trojet përreth burimeve minerale, të cilët janë në qendrën e Sofjes së sotme. Aty ata krijuan qytetin e tyre-Serdika. Kur territoret e Bullgarisë së sotme u përfshin në kufijtë e perandorisë romake, Serdika u kthye në një qendër të rëndësishme administrative të Ballkanit. Perandori Mark Ulpij Trajan në vendin e mureve prej druri ndërtoi fortifikata të fuqishme dhe i dha qytetit emrin e fisit të vet-Ulpija Serdika. Pothuajse 200 vjet më vonë, perandori tjetër romak-Konstantin I Madhështor, e pëlqeu aq shumë qytetin e zhytur në gjinjtë e malit Vitosha, se e quante “Romën time”. Historia e qytetit Sofja është plotë kthesa të ndryshme. Qyteti jo një herë u rimëkëmbë nga sulmet shkatërruese të fiseve barbare. Gjatë shekullit IX emri i qytetit u ndërrua dhe ai u bë Sredec. Kjo ishte koha, në të cilën ky vendbanim u shndërrua në një vatër të rëndësishme politike, ushtarake dhe kulturore të Shtetit të Parë Bullgar.

Emrin e sotëm Sofja e mori në shekullin XIII-XIV. Në atë kohë Bullgaria akoma s’ishte nën zgjedhën turke. Qyteti i shtrirë rreth burimeve me ujë kurues mineral njihej si një qendër e zhvilluar e zanatçinjve dhe e tregtarëve. Gjatë viteve 1877-1878 u zhvillua Lufta Çlirimtare Ruso-Turke. Më 4 prill të vitit 1878 Sofja u çlirua nga sunduesit turk. Pas Çlirimit të Bullgarisë nga robëria turke filluan debate të gjera rreth zgjedhjes së kryeqytetit të shtetit të pavarur bullgar. Ndër kandidaturat më të forta ishte ajo e Sofjes.

Profesori Marin Drinov, ishte i pari, i cili me argumente të arsyetuara e shtroi idenë, që Sofja të bëhet kryeqytet i shtetit të ri bullgar

Më shumë hollësi për këtë sjell Georgi Kocevi-ekspert në Muzeun Historik të Kryeqytetit: “Profesori Marin Drinov, ishte i pari, i cili me argumente të arsyetuara e shtroi idenë, që Sofja të bëhet kryeqytet i shtetit të ri bullgar. Ai ishte historian i njohur, shkencëtar dhe aktivist shoqëror, i cili që para Çlirimit të Bullgarisë jetonte me idenë Sofja të bëhet kryeqytetit i shtetit të porsaçliruar. Për këtë gjykojmë nga një letër e tij dërguar historianit të njohur çek Konstantin Ireçek. Në të ndër të tjerët lexojmë: “Sofja dalë ngadalë po përgatitet të bëhet kryeqytet.” Kësaj letre Ireçeku iu përgjigj se: “kryeqytet nuk mund të bëhet asnjë vendbanim tjetër, se sa Sredec, sepse ai shtrihet në mesin e trojeve bullgare. Për më tepër, se kjo është një ide të lashtë, të cilën e kamë dëgjuar prej Jush.”

Shumica e aktivistëve të atëhershëm shoqërorë bullgarë e përkrahën idenë e profesorit Marin Drinov. Kishte propozime edhe për qytete të tjera bullgare. Ndër kandidatët kryesorë ishte edhe qyteti i lashtë Veliko Tërnovo, qyteti më i madh bullgar Pllovdiv, qyteti më i bukur dhe i moçëm danubian Ruse etj. Marin Drinovi ishte këshilltar i princit Dondukov, i cili qëndronte në krye të administratës së përkohshme ruse të shtetit të porsaçliruar. Princi Dondukov e transferoi rezidencën e vet nga Pllovdivi në Sofje. Kështu ai në shkallë të madhe paracaktoi zgjedhjen e kryeqytetit të ardhshëm. Në një nga letrat e dërguara kontit rus Miljatin, princi Dondukov theksonte përparësitë strategjike të Sofjes si kryeqytet. Ndër to ishin prioritetet e komunikacioneve dhe rrjeti i ardhshëm hekurudhor. Më 3 prill të vitit 1879 Kuvendi i Madh Popullor i Bullgarisë, caktoi Sofjen-qendër kryesore administrative, politike dhe shoqërore e Bullgarisë. Kështu Sofja u shpall kryeqytet i shtetit të porsaçliruar bullgar.

Kryearkitekti Petër Dikov: Plani i parë i zhvillimit urban të kryeqytetit u krijua nga inxhinieri-arkitekt Amadie

Më shumë për historinë e kryeqytetit Sofje mësojmë nga kryearkitekti i qytetit Petër Dikov: “Në shekullin XIX Sofja ishte një qytet i zhvilluar. Për një periudhë të shkurtër nga 10-15 vjet, nga një vendbanim oriental Sofja u shndërrua në kryeqytet. Plani i parë i zhvillimit urban të kryeqytetit u krijua nga inxhinieri-arkitekt Amadie. Ai krijoi bazën e një strukture të qytetit evropian, mbi të cilën shumë shpejtë u ndërtua pjesa e tanishme qendrore e qytetit.”

Shumë të shpërngulur nga territoret bullgare, të cilët mbetën jashtë kufijve të Bullgarisë së Çliruar, erdhën në Sofje për të kërkuar strehim dhe bukën e gojës. Për këtë shkak vitet 20-të të shekullit XX karakterizoheshin me një zhvillim jashtëzakonisht kaotik dhe të pakontrolluar.

Gjatë viteve 1934-1936 u krijua një plan i ri për zhvillimin e qytetit, i cili njihet si “Plani Musman”. Ai u krijua si rezultat i pakënaqësisë së qytetarëve nga zhvillimi kaotik i kryeqytetit. Në një periudhë të shkurtër, periudhë kjo e cila përputhej me vrullin ekonomik të shtetit bullgar, Sofja fitoi një pamje moderne evropiane me strukturë të rregulluar mirë urbane.

Në periudhën nga vitet 60-të deri në vitet 80-të të shekullit XX, kur Sofja ishte kryeqytet i Bullgarisë socialiste, u shënua një zhvillim i vrullshëm. Shumë banorë nga vendbanime të ndryshme u shpërngulen në këtë qytet të madh. Për këtë arsye u ndërtuan shumë komplekse të reja të banimit. Tani qyteti vazhdon të zmadhohet dhe zgjerohet, rritet e rritet por nuk plaket.

Sofja është qyteti i 15 më i madh në Bashkimin Evropian me një popullsi rreth 2 milion banorë. Në Sofje funksionojnë institucionet më të larta të shtetit, por edhe trupi diplomatik. Shumë nga universitetet, institucionet kulturore dhe bizneset më të mëdha të Bullgarisë janë të përqëndruara në Sofje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button