Rajoni

SOFJE – Borisov dhe Zaharieva anulojnë takimet me Ivanovin

Takimet e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov dhe ministres bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Sofje, janë anuluar, njoftoi shërbimi qeveritar për median i qeverisë bullgare.

“Nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të fqinjit tonë. Qëndrimi ynë është parimor dhe i qartë si dhe i gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria bullgare nuk sheh arsye të shfrytëzohet për debate të brendshme politike në Shkup. Thelbësore, për zhvillimin e ardhshëm të shtetit tonë fqinj është integrimi në BE dhe NATO dhe kjo të mos vihet në pikëpyetje”, theksohet në kumtesën nga qeveria e Bullgarisë.

Presidenti Ivanov prej sot gjendet për vizitë zyrtare në Bullgari.

Sipas paralajmërimeve nga kabineti i tij, përveç se me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, në Sofje duhej të takohej edhe me Borisovin dhe Zaharievën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button