🌧️
Tiranë 14°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.64 ▲1.15%
ARI 3,597 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,885 ▲ +3.69% ETH $1,707 ▲ +3.55% XRP $0.9511 ▲ +4.74% SOL $70.9900 ▲ +4.61%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.64 ▲1.15 % ARI 3,597 ▲0.9 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.64 ▲1.15 % ARI 3,597 ▲0.9 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

NJU DELHI, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Edhe në vendin ku bëhen mbi 10 milionë dasma në vit, ky është sigurisht një rekord.

Dasma ekstravagante e vajzës së një politikani nga shteti lindor indian i Biharit kishte më shumë se 400 000 të ftuar këtë javë, sipas raportimeve të medieve lokale.

I përballur me disa hetime ligjore, përfshirë vrasje, Anant Singh ka një ndikim të konsiderueshëm mbi asamblenë parlamentare të këtij shteti, më të varfërit të Indisë, të cilin e ka përfaqësuar që nga viti 2005.

Për dasmën e vajzës së tij ai bëri gjithçka, duke ftuar fshatra të tëra, aleatët e tij të shumtë politikë dhe figura të shquara nga të gjitha sferat e jetës.

500 kuzhinierët e mobilizuar për këtë rast u ofruan të ftuarve një festë vegjetariane që përfshinte, ndër të tjera, 500 000 ëmbëlsira, tha për AFP një bashkëpunëtore e ngushtë e mikpritësit, Munna Singh.

Pjesëmarrja i tejkaloi të gjitha pritjet, duke shkaktuar bllokime trafiku rekord rreth qytetit të tij të lindjes, Nadawan.

”I bllokuar në trafik, një politikan i shquar vendas u detyrua të braktiste makinën e tij dhe të udhëtonte përmes fushave drejt vendit të dasmës me një traktor”, raportoi ”Times of India”.

Pesë vende uljeje helikopterësh ishin ngritur për këtë rast.

”Press Trust of India” transmetoi imazhe të turmave të spektatorëve të ulur në pemë dhe në linjat e energjisë, duke shpresuar të shihnin një pamje të festimeve.

Organizatorët e dasmës u detyruan madje të anulonin një garë me 200 kuaj, të mbingarkuar nga qindra mijëra njerëz që ishin dyndur në këtë ngjarje.

Më shumë se 10 milionë dasma festohen çdo vit në Indi, një industri e vërtetë që gjeneron midis 40 dhe 50 miliardë dollarë të ardhura, sipas vlerësimeve të KPMG./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.