🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Japonia lejon pantallonat e shkurtra në zyra për të përballuar vapën ekstreme

TOKIO, 22 korrik /ATSH/ – Autoritetet japoneze kanë zgjeruar fushatën ”Tokyo Cool Biz”, duke u bërë thirrje punonjësve të zyrave të zëvendësojnë kostumet me veshje më të lehta, përfshirë edhe pantallonat e shkurtra, ndërsa vendi po përballet me temperatura që në disa zona po i afrohen ose po kalojnë 40 gradë Celsius, sipas BBC.
Qeveria Metropolitane e Tokios thekson se masa nuk është detyruese, por synon t’u japë punonjësve më shumë mundësi për të përballuar vapën e madhe, duke ulur njëkohësisht edhe përdorimin e kondicionerëve.

 

Ndërkohë, Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka prezantuar termin ”kokushobi”, që do të thotë ”ditë mizorisht e nxehtë”, për temperaturat mbi 40 gradë Celsius.

Paralajmërime për goditje nga nxehtësia janë nxjerrë në 41 nga 47 prefekturat e vendit, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin ekspozimin në diell dhe të përdorin ajrin e kondicionuar.

Vendimi për lejimin e pantallonave të shkurtra në zyrë ka nxitur debat në Japoni.

Sipas një sondazhi, 53,5 për qind e të anketuarve janë kundër kësaj ideje, ndërsa 46,5 për qind e mbështesin.

Disa kritikë shprehen se veshja mund të ndikojë në imazhin profesional, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një masë të domosdoshme për t’u përshtatur me temperaturat gjithnjë e më ekstreme.

Fushata “Cool Biz” u lançua në vitin 2005 për të nxitur veshje më të lehta gjatë verës dhe për të kursyer energji.

Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive, ndërsa Japonia regjistroi verën më të nxehtë në historinë e saj vitin e kaluar. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.