⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,757 ▼ -1.37% ETH $1,627 ▼ -1.58% XRP $0.9212 ▼ -1.99% SOL $69.7600 ▼ -1.75%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

SOFT NEWS – Një e treta e gjermanëve përdorin IA edhe për dhuratat e Krishtlindjeve

BERLIN, 29 nëntor /ASTSH-DPA/ – Inteligjenca artificiale (IA) po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Gjermani sa i përket zgjedhjes së dhuratave të Krishtlindjeve, sipas një sondazhi.

Studimi, i porositur nga shoqata e industrisë dixhitale “Bitkom”, tregon se më shumë se një e treta (35%) e njerëzve në Gjermani e përdorin tashmë inteligjencën artificiale si burim frymëzimi për dhuratat e Krishtlindjeve.

Rreth 26% e të anketuarve thanë se do t’ia linin inteligjencës artificiale të gjithë procesin e kërkimit dhe porositjes së dhuratave.

Sondazhi përfaqësues u krye përmes telefonit në muajin tetor, me 1 004 pjesëmarrës në Gjermani, të moshës mbi 16 vjeç.

Sondazhi zbuloi se burrat (38%) e përdorin inteligjencën artificiale më shpesh sesa gratë (31%) për të gjetur ide për dhuratat e Krishtlindjeve.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për t’ia lënë të gjithë procesin inteligjencës artificiale, gratë janë në avantazh (29% kundrejt 23%).

Gjithashtu, sondazhi tregon se shtatë nga çdo 10 persona (69%) të anketuar janë të sigurt se e dinë më mirë se inteligjenca artificiale se çfarë do t’i gëzonte të tjerët, ndërsa 35% thanë se do ta kishin problem nëse një dhuratë për ta do të zgjidhej nga inteligjenca artificiale./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.