Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?
Nga Eduard Zaloshnja
Para ca ditësh zhvillova një anketim elektronik me banorë të rritur, për llogari të kompanisë së informacionit AIM. Në kampionin e anketimit u përfshinë 1350 të anketuar krejt të rastësishëm nga i gjithë vendi. Kampioni u kolaudua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më afërsisht popullsinë e rritur të vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, arsimore dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 2.6%.
Pyetja kryesore ishte: “Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?”
Nga anketimi rezultoi se pothuaj 2/3 e të anketuarve mendonin se SHISH/SHIK ka qenë më problematik gjatë periudhave kur ka qenë PD-ja në pushtet. Vetëm 28.9% mendonin se SHISH/SHIK ka qenë më problematik gjatë periudhave kur ka qenë PS-ja në pushtet (6% ishin të dyzuar).
Ndër ata që mendojnë se SHISH/SHIK ka qenë më problematik gjatë periudhave kur ka qenë PD-ja në pushtet, shumica ishin votues socialistë, por ka edhe shumë të tjerë që janë mosvotues ose votues të partive të vogla. Nga ana tjetër, ata që mendojnë të kundërtën janë pothuaj të gjithë votues të PD-ASHM-së.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.