Ekonomia

Gjeli i detit i papërballueshëm për shqiptarët, çmimi rritet nga 200 deri në 400 lekë për kg

Festat e këtij fundviti priten me çmime disafish më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Në zonën e Fierit çmimi i gjelit të detit është rRitur të paktën më 200 lekë për kilogram, duke bërë që simboli i krishtlindjeve dhe vitit të ri të bëhet i papërballueshëm për shumë familje shqiptare. Por mbarështuesit e gjelave thonë se shkak për çmimin e lartë është bërë rritja e kostove.

Rritja e çmimeve këtë vit ka bërë që shumë familje shqiptare të kenë reduktime në tavolinat e tyre të festave. Nga një vëzhgimi i bërë në fshatrat e Fierit rezulton se çmimi i gjelit të detit është rritur ndjeshëm.

Sipas fermerëve të këtyre zonave çmimi për kilogram, nga 1 mijë lekë të rinj, këtë vit tregtohet me 1200 madje në disa raste edhe 1400 lekë për kilogram. Zona e Cakranit në bashkinë Fier njihet si një nga prodhuesit kryesorë të gjelit të detit në jug të vendit, por këtë vit mbarështuesit shprehen se kërkesat janë ulur ndjeshëm, ndërsa çmimin e lartë e justifikojnë me rritjen e kostove.

Mbarështuesit e tregtojnë mallin e tyre përgjatë xhepave të rrugës Levan – Tepelenë, por ata shprehen skeptikë për shkak se prodhimi është i lartë dhe kërkesat janë reduktuar ndjeshëm nga viti i kaluar.

Shumë prej fermerëve, të cilët nuk arrijnë t’i shesin gjelat e detit në rrugë, detyrohen t’i mbajnë stok duke rritur edhe më tej kostot. Fermerët thonë se kanë pasur kërkesa nga tregtarët e mëdhenj, por çmimi që ofrojnë ata është shumë herë më i ulët se kostot e rritjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button