☁️
Tiranë 17°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,358 ▼0.79%
DOW 51,100 ▼0.98%
NASDAQ 24,279 ▼0.94%
NAFTA 86.43 ▲0.83%
ARI 3,872 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,804 ▲ +1.01% ETH $1,802 ▼ -0.18% XRP $0.9676 ▲ +2.41% SOL $73.0100 ▲ +4.12%
S&P 500 7,358 ▼0.79 % DOW 51,100 ▼0.98 % NASDAQ 24,279 ▼0.94 % NAFTA 86.43 ▲0.83 % ARI 3,872 ▲0.5 % S&P 500 7,358 ▼0.79 % DOW 51,100 ▼0.98 % NASDAQ 24,279 ▼0.94 % NAFTA 86.43 ▲0.83 % ARI 3,872 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Sporti

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në Ligën A

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama kanë arritur të sigurojnë vendin e dytë në Grupin 4, duke kaluar në raundin e dytë kualifikues në League A.

Shqipëria e nisi mirë takimin dhe kaloi e para në avantazh me Haxhi Rrenën, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të. Finlanda reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të përmbyste rezultatin brenda pak minutash. Launiala barazoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe vetëm tri minuta më vonë realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Në minutën e 90+7, Aho shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të Finlandës.

Në përfundim të tri ndeshjeve të këtij mini-turneu, Shqipëria U-17 renditet në vendin e dytë të Grupit 4 me 4 pikë, pas Finlandës që e mbylli me pikë të plota, 9. Skocia u rendit në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Suedia në vendin e fundit me 1 pikë.

Përfundimi në dy vendet e para të grupit i siguron Shqipërisë kalimin në raundin e dytë kualifikues në League A, ku kuqezinjtë do të vazhdojnë garën në muajin mars 2027. Në këtë fazë do të marrin pjesë 28 kombëtare, 14 fitueset dhe 14 skuadrat e renditura në vendin e dytë në raundin e parë.

Raundi i dytë do të përcaktojë shtatë kombëtaret që do t’i bashkohen Letonisë, vendit organizator, në fazën finale të Kampionatit Europian U-17, që do të zhvillohet nga 24 maji deri më 6 qershor 2027.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, Kombëtarja U-17 arrin objektivin e kalimit në League A dhe do të vijojë në mars rrugëtimin drejt fazës finale të Europianit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.