Tifozët nga Kosova dhe mërgata zbarkojnë në Dublin, Dardanët pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna
Tifozët kosovarë nga Kosova dhe mërgata kanë nisur të mblidhen në Dublin, ku sonte Kosova luan ndaj Irlandës për pozitën e dytë të grupit në Ligën e Kombeve, ndërsa Dardanët pritet të kenë përkrahje të madhe në tribuna.
Tifozët nga Kosova dhe diaspora kanë mbërritur në Dublin, ku sonte Kosova përballet me Irlandën, ndërsa mbështetja për Dardanët në tribuna pritet të jetë e madhe, sipas Telegrafit.
Përveç bashkatdhetarëve që jetojnë në Britani dhe në vende të tjera të rajonit, shumë tifozë kanë udhëtuar posaçërisht nga Kosova për të qenë pranë ekipit në këtë sfidë. Ata kanë filluar të mblidhen në kryeqytetin irlandez, ndërsa atmosfera pritet të zhvendoset në stadium, ku Kosova do të ketë përkrahjen e bashkatdhetarëve në një ndeshje me rëndësi të veçantë.
Mes tifozëve të pranishëm në Dublin është edhe një grup nga Llapi, i cili ka tërhequr vëmendjen me flamurin që mban në duar. Në të janë paraqitur katër heronjtë Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Kunushefci, duke e bërë këtë simbolikë një pjesë të veçantë të mbështetjes së tyre për Kombëtaren.
Dardanëve u mjafton vetëm një pikë ndaj Irlandës për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për të fituar një vend në play-off për inkuadrim në Ligën A të Kombeve. Me këtë objektiv në mendje, tifozët kosovarë synojnë të krijojnë atmosferë në shkallët e stadiumit dhe të jenë lojtari i 12-të i ekipit në një përballje ku çdo mbështetje do të ketë rëndësi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.