🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,908 ▲ +0.36% ETH $2,265 ▲ +0.39% XRP $1.2492 ▼ -0.53% SOL $94.3700 ▼ -1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Sot takohen Kurti e Abdixhiku – a do të ketë marrëveshje?

Të enjten më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

E para kësaj date, kryeministri në detyrë ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Në vazhdën e përpjekjeve për formimin e institucioneve, Kurti ditë më parë i dërgoi ftesë për takim liderëve të tre partive parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

PDK dhe AAK refuzuan ftesën për takim, duke thënë se do të qëndrojnë në opozitë, gjersa lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pranuar takimin.

Takimi Kurti-Abdixhiku do të mbahet sot në ora 18:00.

Pse PDK refuzoi pjesëmarrjen në takim?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie se në rrethanat aktuale do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Hamza ka thënë se pret që Vetëvendosje, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend, të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Pse AAK nuk merr pjesë në takim?

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e takimit të thirrur nga Kurti.

AAK, njësoj sikurse PDK, ka mbajtur qëndrimin se do të vazhdojë të veprojë nga opozita, duke mos u përfshirë në përpjekjet për një marrëveshje për formimin e institucioneve.

LDK i thotë po takimit me Kurtin

Por, përkundër se këto dy parti kanë refuzuar takimin, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pranuar ftesën e Kurtit për takim.

Abdixhiku në një deklaratë të para disa dite pas kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie kishte theksuar se partia ka nevojë për unitet, ndërsa Kosova për stabilitet institucional dhe institucione funksionale.

Ndryshe, sot pritet të shihet se çfarë do të arrihet nga takimi Kurti-Abdixhiku, që do të mbahet në ora 18:00, gjersa të enjten, në ora 10:00 mbahet seanca konstituive. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.