Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.78 ▼0.09%
ARI 4,170 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,435 ▼ -2.56% ETH $1,688 ▼ -3.11% XRP $1.1215 ▼ -4.2% SOL $68.1100 ▼ -4.41%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.78 ▼0.09 % ARI 4,170 ▼1.78 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.78 ▼0.09 % ARI 4,170 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se eurodeputetja Ilaria Salis, e cila ka depozituar në Parlamentin Europian amendamentet që lidhen me çështjen e Zvërnecit (dhe hodhi akuza ndaj qeverisë shqiptare që investimi do i jepej Ivanka Trump dhe Jared Kushner), duhet të shqetësohet fillimisht për Zonat e Mbrojtura në Itali, ku sipas Spahiut po bëhet ‘masakër mjedisore’.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se Salis nuk ka folur për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura në Pulia dhe Sardegna të Italisë, pasi sipas tij, atje nuk është investitore Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump.

“Unë kam parë këtë europarlamentaren Ilaria Salis, këtë europarlamentaren italiane që qenka shumë e shqetësuar për zonat e mbrojtura në Shqipëri. Moj zonjë e di çfarë po zhvillohet në Itali, në Pulja dhe Sardenja? Është çuar gjithë Sardenja, qytetarët, komuna, këshilltarët, partitë politike, se po masakrohet jo vetëm trashëgimia kulturore, por tradita, ambienti, mjedisi, ajo zonë e mbrojtur, ku po zhvillohen projektet. Por duke qenë se atje nuk është Ivanka, por janë investitorë të tjerë, brazilianë, ka bërë që këta të mos sensibilizohen dhe të çojnë projekt-rezoluta në BE. Kjo s’do të thotë që ne na bën keq. Është i mirë gjithmonë presioni europian ndaj shtetit shqiptar. Salis bën mirë që të mbrojë interesat e shtetit të vet, të mbrojë qytetarët italianë dhe pastaj të japë moral për Zvërnecin, zonë të cilën jo Ilaria nuk e ka parë ndonjëherë, por 99% e shqiptarëve s’kanë qenë ndonjëherë në Zvërnec”, tha mes të tjerash Spahiu.

Ndërkohë lidhur me kërkesën e Parlamentit Evropian ndaj autoriteteve shqiptare, të cilave u kërkuan që të miratojnë një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, derisa të rishikohet ligji për Zonat e Mbrojtura, Spahiu tha se kjo është një fitore për Shqipërinë.

Sipas Spahiut, në Shqipëri duhet të kushtëzohet shitja e tokës me shumë barriera juridike. Kritere sipas Spahiut, duhet të ketë edhe për tokat bujqësore.

“Në radhë të parë duhet ta konsiderojë si fitore Shqipëria, që është disa hapa pas me BE-në, në mënyrën sesi e trajton tokën. Mendoj se nëse ka një problem madhor, në të cilën janë fokusuar edhe orientimet për të mbyllur grup-kapitujt e BE-së, një nga pikat kryesore është e drejta e pronës dhe trajtimi i tokës. Në Shqipëri duhet kushtëzuar shitja e tokës, me shumë barriera juridike. S’mund të shitet më tokë pa leje ndërtimi. Vetëm në Shqipëri ndodh që shitet toka pa leje ndërtimi. Vendet e BE-së, për çdo tokë që ti dëshiron të blesh, ka një plan urban, një paraleje të parashikuar nga Bashkia, apo nga autoritetet përkatëse, për sa metra katror dhe mënyrën si ta zhvillosh. Vetëm në Shqipëri ndodh që të shitet toka dhe ai që e blen mundet edhe të dalë bllof, sepse ka blerë një tokë në të cilën kurrë s’mund të ndërtojë, ose mund të gjejë një mik dhe të arrijë ta zhvillojë. Duhet të ketë kritere edhe për tokat bujqësore”, vijoi më tej Spahiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.