🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.97 ▼4.28%
ARI 4,381 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,601 ▲ +7.21% ETH $2,769 ▲ +5.71% XRP $1.5210 ▲ +8.65% SOL $118.8000 ▲ +8.3%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.97 ▼4.28 % ARI 4,381 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

SPAK: Burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, fshehu pronësinë e shtëpisë në plazh

Në krye të tre viteve nga kallëzimi i një avokati që vuri në lëvizje SPAK për 20 funksionarë të drejtësisë të shkarkuar nga vetting-u, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Bashkim Dedjes, i cili ishte në krye të gjykatës kushtetuese deri në vitin 2018.
Teksa e konsideronte në atë kohë procesin e vetting-ut të ngjashëm me kapërcimin e një varri për së gjati, për Bashkim Dedjen efekte të këtij procesi ja lanë vendin atij penal. Për 53-vjeçarin që prej shkarkimit ushtron profesionin e avokatit SPAK kërkoi shpalljen fajtor  mbi akuzën e fshehjes së pasurisë  dhe dënimin e tij me një vit burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, deklaroi prokurorja Doloreza Musabelliu, kërkoj pezullimin e dënimit për të pandehurin Dedja duke e urdhëruar të mbajë kontakt me shërbimin e provës dhe të vihet në provë për 24 muaj me kushtin që mos të kryejë vepër tjetër. Në datën 31 maj, pritet që Dedja të kundërshtojë gjetjet e SPAK që thotë  se ish kryetari i gjykatës kushtetuese fshehu një apartament në Kryemëdhenj, dha gënjeu kur deklaroi se kishte marrë 25 mijë euro borxh nga familjarët për të blerë një apartament në Tiranë.

Si argument të fshehjes së apartamentit në Durrës, SPAK sjellë dhe dëshminë e administratorit të pallatit Dashamir Mjekra që rrëfeu se e kishte parë me pushime Bashkim Dedjen dhe se në një rast truprojat e tij i kishin kërkuar të fuste automjetin në garazh.

Por ish-funksionari i drejtësisë këmbëngul me shkresa se shtëpia është e dy vëllezërve të tij, njëri emigrant në Greqi, i cili në rastin e dytë e ka ndihmuar me një hua, e konsideruar nga ekspertët si e pamundur për t’ju dhënë pasi familjarët ishin në vështirësi ekonomike, thotë SPAK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.