🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,791 ▼0.2%
DOW 51,764 ▼0.17%
NASDAQ 27,170 ▼0.28%
NAFTA 93.83 ▲0.1%
ARI 4,188 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,688 ▲ +1.19% ETH $2,522 ▼ -0.34% XRP $1.3744 ▼ -0.29% SOL $107.7600 ▼ -1.19%
S&P 500 7,791 ▼0.2 % DOW 51,764 ▼0.17 % NASDAQ 27,170 ▼0.28 % NAFTA 93.83 ▲0.1 % ARI 4,188 ▼0.07 % S&P 500 7,791 ▼0.2 % DOW 51,764 ▼0.17 % NASDAQ 27,170 ▼0.28 % NAFTA 93.83 ▲0.1 % ARI 4,188 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kronika

SPAK godet grupin që kalonte emigrantë drejt Malit të Zi, mes të dyshuarve edhe punonjës policie

SPAK-u ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 7 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të shtetasve të huaj nëpër Shqipëri, drejt Malit të Zi. Me urdhër të Gjykatës së Posaçme, 6 persona janë lënë në arrest me burg, ndërsa për një shtetase është caktuar masa e arrestit në shtëpi.

Sipas hetimeve, grupi organizonte transportimin e shtetasve të huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarqet e Korçës dhe Gjirokastrës. Më pas, ata transportoheshin drejt Hanit të Hotit, në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Hetimet kanë evidentuar disa episode të kësaj veprimtarie gjatë muajve maj-korrik 2024, ku dyshohet se janë transportuar dhjetëra shtetas të huaj.

Në këtë aktivitet dyshohet se janë përfshirë edhe dy punonjës të Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror. Sipas SPAK-ut, dy efektivët dyshohet se kanë kryer veprime aktive për kalimin e emigrantëve drejt kufirit me Malin e Zi. Në kuadër të operacionit janë ushtruar edhe 11 kontrolle personale dhe banesash, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi masat e sigurimit personal ndaj 7 shtetasve, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetas të huaj.

Masat janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 71, datë 11.10.2026, në kuadër të procedimit penal nr. 236, të vitit 2023. Gjithashtu përveç ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar dhe 11(njëmbëdhjetë) kontrolle personale dhe të banesave të personave të dyshuar.

Hetimi ka për objekt veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/28/4 333/a Kodit Penal.

Ky hetim filloi mbi bazën e referimit të bërë nga Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale. Mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve proaktive me metoda speciale, nga ana e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, u evidentua ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar veprimtarinë e paligjshme duke konstatuar veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Janë ekzektuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:

Masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen:

Aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi të strukturuar kriminal konsistonte në organizimin e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetasit e huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare.

Këta shtetas, hynin nga territori i Republikës së Greqisë, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës, në mënyrë të organizuar dhe të drejtuar nga një person për çdo grup. Grupet përbëheshin nga 3-4 deri në 50 persona. Organizatorët, bashkë me shoqëruesin i transportonin deri në kufirin verior të Shqipërisë, në qarkun e Shkodrës, ku priteshin nga persona të tjerë, edhe ata të përfshirë në këtë aktivitet.

Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm kanë qenë të përfshirë në veprime aktive për transportimin dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit, në episodet e mëposhtme:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon punën intensive hetimore për identifikimin e të gjithë personave, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm”, njofton SPAK.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.