Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.62 ▼0.1%
ARI 4,184 ▲1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,086 ▲ +0.65% ETH $1,733 ▲ +1.92% XRP $1.1150 ▲ +2.1% SOL $81.5100 ▲ +1.03%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,184 ▲1.41 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,184 ▲1.41 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kronika

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit, ja çfarë iu gjet gjat

Prokuroria e Posaçme ka reaguar me njoftim zyrtar për arrestimin në 1 korrik nga BKH në Durrës të Adi Çobës, personit të dyshuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës në Itali.

Përmes njoftimit, SPAK ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, Adi Çobës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me vete, me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua përmes një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit. Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

SPAK njofton se u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të tij në Shqipëri e Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Arrestimi i tij ishte në kuadër të operacionit ‘Ura’ të zhvilluar disa kohë më parë, ndërkohë që SPAK njofton se Çoba u arrestua ‘në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës’, me të cilët ai dyshohet se bashkëpunonte në trafikun e drogës.

Kujtojmë se arrestimi i Çobës u krye nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa praninë e efektivëve të Policisë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dhe DIA e Barit arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin e Operacionit “Ura”

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.

Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.

Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.

Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme  në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.

Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.