☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▲0.52%
DOW 51,593 ▲0.7%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.44 ▼0.05%
ARI 4,213 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,784 ▲ +1.88% ETH $2,491 ▲ +2.63% XRP $1.3825 ▲ +2.04% SOL $109.5800 ▲ +0.86%
S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 % S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të martë që të rikthejë në SPAK për plotësim hetimesh çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

Sjellim ndërmend se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se procesi është zhvilluar në mungesë dhe nuk është vërtetuar nëse gjyqtarja Gjoka ka qenë në dijeni të dënimit të saj në shtetin grek.

Hetimet ndaj gjyqtares së posaçme nisën pas denoncimit të bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në maj të vitit 2025 publikoi një vendim të gjykatës së Janinës që e kishte dënuar atë në fillim të viteve 2000. PD e kallëzoi gjyqtaren në SPAK për falsifikim të vulave dhe formularëve të dekriminalizimit.

Ndërkohë sjellim gjithashtu ndërmend se Gjoka ishte gjyqtarja e hetimit paraprak dhe ajo që lëshoi masat e sigurisë për dosjen “Partizani”, mes të cilave “Detyrim për t’u paraqitur” dhe më pas “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas kësaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë regjistroi një hetim disiplinor ndaj gjyqtares.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.