☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.54 ▼4.4%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Eu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në dukje bashkëpunimin e SPAK me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se Departamenti amerikan i Drejtësisë, përmes Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin (OPDAT), mbështeti pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40.

Konferenca u zhvillua në Buenos Aires të Argjentinës dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

Në kuadër të aktivitetit, drejtuesi i SPAK mori pjesë në takimet e organizuara nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA), ndërsa prokurorët shqiptarë zhvilluan gjithsej 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga SHBA-ja, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Sipas Ambasadës amerikane, këto kontakte synojnë të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin mes institucioneve, me qëllim goditjen e organizatave kriminale që veprojnë përtej kufijve.

Bashkëpunimi përfshin përpjekjet për të adresuar kërcënimet e krimit të organizuar në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa pjesëmarrja e SPAK në forume të tilla shihet si një mundësi për forcimin e lidhjeve operative me partnerët ndërkombëtarë.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

“Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara.

Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.