☁️
Tiranë 31°C · Vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 81.55 ▼2.07%
ARI 4,440 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,480 ▼ -1.23% ETH $1,880 ▼ -1.91% XRP $1.0042 ▼ -1.85% SOL $75.7200 ▼ -1.74%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.55 ▼2.07 % ARI 4,440 ▼0.62 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.55 ▼2.07 % ARI 4,440 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kronika

SPAK sekuestron 440 milion euro pasuri, eksperti sqaron procedurat që caktojnë “fatin” e aseteve të krimit

440 milionë euro pasuri janë vendosur në sekuestro nga SPAK vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit. Mes tyre janë prona të paluajtshme, llogari bankare, automjete, mjete lundruese dhe shoqëri tregtare. Avokati Gylsem Zhllima shpjegon për RTSH-në se fati i këtyre pasurive përcaktohet përmes një procesi të rregullt gjyqësor.

“Është në varësi gjithmonë të gjykatës që do të shqyrtojë barrën e provës për të vërtetuar origjinën e pasurisë. Ka persona të cilët i vendosin në dyshim pasuritë e ndërtuara dhe pastaj gjykata është ajo e cila vendos të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e pasurive dhe këto të shkojnë në favor të shtetit. Të gjitha këto procese zhvillohen shumë shpejt, për shkak se kemi të bëjmë vetëm me akte kryesore”, tha Zhllima.

Sipas tij, në rastet kur bëhet fjalë për kontrata shitblerjeje apo kontrata porosie në fazë ndërtimi, zbatohen parashikimet e Kodit Civil, i cili rregullon marrëdhëniet mes palëve.

“Personi i cili ka bërë një porosi dhe/ose një kontratë sipërmarrjeje dhe, në momentin kur prona ka mbetur e pazhvilluar, nënkuptohet qartësisht që këtu kemi të bëjmë me një proces civil midis ndërtuesit dhe personit që ka dhënë objektin ose tokën e tij për shfrytëzim”, tha ai.

Avokati kërkon gjithashtu ndryshime në Kodin Civil dhe atë Penal, duke argumentuar se pronarët që kanë dhënë pronën për zhvillim nuk duhet të penalizohen për veprat penale të zhvilluesit, veçanërisht kur rezultojnë të jenë mashtruar.

“Për sa i përket ndërtimeve të cilat nuk kanë vazhduar, pavarësisht se mund të jenë në fazën e parë, të dytë, pra në ndërtim e sipër, dhe jemi përpara një sekuestrimi, duhet, nga ana tjetër, një dispozitë e qartë e përcaktuar që është i përjashtuar personi që ka dhënë pronën e tij për t’u përfshirë edhe ai në një procedim të tillë penal. Kjo kërkon patjetër një ndërhyrje në ligjin material penal. Kjo kërkon patjetër një ndërhyrje në ligjin civil”, tha ai.

Për qytetarët që kanë blerë një pasuri, por nuk janë pajisur me dokumentacionin përkatës nga ndërtuesi, Zhllima rekomandon t’i drejtohen Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të ndjekur procedurat ligjore.

“Vetë personi, i cili mbetet në këtë situatë që jemi, shkon dhe paraqitet përpara SHK-së për të kryer veprimet procedurale”, tha ai.

Në përfundim, ai u bën thirrje qytetarëve që, përpara nënshkrimit të çdo kontrate për blerjen e një prone, të konsultohen me një jurist, në mënyrë që të shmangin probleme të mundshme ligjore në të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.