🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,020 ▲ +0.7% ETH $1,883 ▲ +0.96% XRP $1.0007 ▼ -0.03% SOL $75.5400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Kufiri i Ceutës nën masa të forta sigurie pas thirrjeve për hyrje masive emigrantësh

MADRID/CEUTA, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Spanja dhe Maroku kanë forcuar ndjeshëm sigurinë në kufirin me enklavën spanjolle të Ceutës, pas thirrjeve në rrjetet sociale për një tjetër hyrje masive emigrantësh më 15 gusht.

Megjithatë, gjatë mëngjesit të sotëm situata në pikën kufitare ishte e qetë, sipas mediave spanjolle.

Autoritetet e të dy vendeve synojnë të shmangin përsëritjen e ngjarjeve të fundit të korrikut, kur, sipas vlerësimeve të ndryshme, deri në 80 mijë emigrantë tentuan të hynin në Ceuta.

Ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, ka deklaruar se ajo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme dhe se nuk do të përsëritej.

Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi arrestimin e një grupi personash të dyshuar se nxisnin përpjekje të reja për hyrje të paligjshme në Ceuta dhe Melila.

Thirrjet për kalime masive të kufirit më 15 gusht kishin qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale.

Masat e sigurisë janë shtuar veçanërisht në anën marokene të kufirit.

Në qytetin kufitar Fnideq janë vendosur barriera të reja me tela me gjemba dhe tela të mprehtë, ndërsa anije patrullimi monitorojnë zonën bregdetare.

Në kufi janë dislokuar gjithashtu mjete për hedhjen e ujit me presion.

Autoritetet marokene kanë ngritur edhe pika të shumta kontrolli në rrugët që çojnë drejt kufirit, me synimin për të penguar grumbullimin dhe lëvizjen e emigrantëve drejt Ceutës.

Ministria e Brendshme ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar kalimet e paligjshme.

Në anën spanjolle, në Ceuta janë dislokuar 880 efektivë të Policisë Kombëtare, 270 më shumë se në fund të korrikut.

Forcat e policisë mbështeten nga rreth 2 mijë ushtarë dhe 700 efektivë të Guardia Civil, duke krijuar një prani të shtuar të forcave të sigurisë përgjatë kufirit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.