🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,856 ▲ +1.14% ETH $2,292 ▲ +1.53% XRP $1.2799 ▲ +2.3% SOL $93.5000 ▲ +1.45%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Ministri i Transporteve jep dorëheqjen pas aksidentit hekurudhor me 69 viktima

MADRID, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministri spanjoll i Transporteve, Óscar Puente, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, rreth një javë pas aksidentit të rëndë hekurudhor që u mori jetën të paktën 69 personave.

Gjatë një seance të gjatë dëgjimore në Parlament, Puente deklaroi se përveç largimit nga posti ministror, nuk do të jetë më pjesë as e listave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 nëntorit.

“Një ministër i Transporteve në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të një rëndësie të tillë brenda më pak se një viti, pavarësisht nëse mban apo jo përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, deklaroi ai.

Puente iu referua edhe aksidentit hekurudhor në Adamuz, në rajonin e Andaluzisë, në janar të këtij viti, ku humbën jetën 46 persona.

“Është çështje dinjiteti politik, koherence dhe empatie ndaj viktimave”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se vendimin për të ardhmen e tij politike e kishte marrë që në minutat e para pas tragjedisë, por kishte vendosur ta bënte publik pasi të përfundonte detyrat më urgjente, përfshirë hetimet fillestare, masat e dëmshpërblimit për viktimat dhe përmirësimin e sigurisë hekurudhore.

Më herët gjatë ditës, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Puente prezantoi një plan të jashtëzakonshëm për forcimin e sigurisë në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë, si dhe një paketë ndihme për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.

Qeveria spanjolle ka deklaruar se do të punojë për rikthimin e besimit të qytetarëve te siguria e transportit hekurudhor në vend./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.